Rreth 100 persona paraqiten për ndihmë mjekësore në spitalin e Fushë-Arrëzit, ja çfarë dyshohet

Rreth 100 persona janë paraqitur gjatë tre ditëve të fundit në spitalin e Fushë-Arrëzit me simptoma të ngjashme gastroenteriti, ndërsa banorët ngrenë dyshime për ujin e pijshëm.
Mjeku Nikolin Bardhoku bën me dije se pacientët kanë shfaqur simptoma si të vjella, diarre, dhimbje barku dhe nauze.
Pacientët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe, pas trajtimit, janë rikthyer në banesat e tyre.
Ndërkohë, shqetësimi është ngritur nga banorët e zonës, të cilët dyshojnë se shkak mund të jetë uji i pijshëm.
Për situatën është njoftuar Drejtoria e Shëndetit Publik, si dhe institucionet e tjera përgjegjëse. Autoritetet kanë marrë mostra të ujit të pijshëm, të cilat pritet t’i nënshtrohen analizave për të përcaktuar nëse ekziston ndonjë problem me cilësinë e ujit.
Deri në daljen e rezultateve të analizave, shkaku i saktë i simptomave nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Lexo edhe
AKTUALITET
Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, reagon Evis Sala

Oliger Torba emërohet drejtues i Policisë së Tiranës

Dy vatra zjarri aktive në Bulqizë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Pas Ristanit, Erion Veliaj shkarkon nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj

Autobusët në Tiranë rikthehen me kapacitet të plotë, qeveria subvencion tre mujor për naftën





