Rrezikohen disa banesa, situata kritike në fshatin Pocest në Dibër

Një vatër zjarri me përmasa të mëdha ka përfshirë fshatin Pocest, në Njësinë Administrative Maqellarë të Bashkisë Dibër.
Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrezikuar disa banesa dhe vila pranë zonës së prekur nga zjarri.
Për izolimin dhe shuarjen e flakëve janë angazhuar forcat zjarrfikëse, punonjës të Bashkisë Dibër, si dhe banorë të zonës, të cilët po punojnë për të penguar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Në vendngjarje ndodhet edhe kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu, i cili po ndjek nga afër situatën dhe operacionin e ndërhyrjes.
Prej më shumë se dy orësh, ekipet në terren vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrës dhe mbrojtjen e banesave. Situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa ndërhyrja për shuarjen e zjarrit vijon.
Lexo edhe
AKTUALITET
Turistja gjermane 33-vjeçare vdiq në Palasë, Policia e Vlorës reagon pas 6 ditësh

E rëndë në Durrës/ Këmbësori përplaset për vdekje nga një automjet

Shpërthim i fortë në zonën e Laprakës, policia jep detaje

FOTO/ Zjarr me përmasa të mëdha në Malin e Gjerë në Gjirokastër, zjarrfikëset në terren me mjete rrethanore

“Mallkimi” i parandjerë i Ramës, aeroporti i Vlorës drejt Arbitrazhit

Zjarri jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët përfshijnë sipërfaqe të mëdha pyjore

U denoncua nga Piranjat/ Jet Ski rrezikoi jetën e pushuesve, Policia vendos vetëm 100 mijë lekë gjobë për mungesë jelekësh

VIDEO- Si ‘kapot’ shqiptarë në Dubai drejtonin rrjetin me tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Spanjës. 43 të arrestuar





