AKTUALITET

Rrezikon deri në 16 vite burg, kush është shqiptari antifashist i arrestuar në Francë dhe i kërkuar nga Hungaria (Emri)

Piranjat Përditësimi i fundit 17 December 2025, 18:06

Rrezikon deri në 16 vite burg, kush është shqiptari antifashist i

Rexhino “Gino” Abazaj është arrestuar sërish në Francë. 33-vjeçari italo-shqiptar ishte burgosur në nëntor 2024 mbi bazën e një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Hungaria e Viktor Orbánit për ngjarjet e Budapestit të vitit 2023, të njëjtat që kishin çuar edhe në arrestimin e Ilaria Salis.

Prillin e kaluar, Gjykata e Apelit e Parisit kishte njohur rreziqet që Gino do të përballej në burgjet hungareze dhe kishte refuzuar ekstradimin e tij, duke urdhëruar lirimin. Megjithatë, në mbrëmjen e 16 dhjetorit, Gino u arrestua përsëri, gjithmonë për të njëjtën çështje të Budapestit, këtë herë mbi bazën e një urdhër-arresti gjerman.

Kush është Gino Abazaj

Militanti antifashist italo-shqiptar Gino Abazaj akuzohet nga autoritetet hungareze se ka qenë mes personave që kanë marrë pjesë në përplasjet gjatë “Ditës së Nderit” të vitit 2023, një tubim neonazist që përkujton ushtarët gjermanë të Luftës së Dytë Botërore.

Gino është i fundit në një listë të gjatë prej 17 antifashistësh të goditur nga represioni i drejtësisë hungareze për këto ngjarje, mes të cilëve përfshihen eurodeputetja italiane Ilaria Salis dhe shtetasja gjermane Maja T. Gino është arrestuar për herë të parë mbi bazën e mandatit hungarez në Finlandë, ku jetonte prej shumë vitesh, dhe për këtë arsye u vendos në arrest shtëpie.

Më pas ai u arratis në Francë dhe, në fund të nëntorit 2024, u arrestua edhe atje dhe u dërgua në burgun e Fresnes-it, në periferi të Parisit. Në atë moment nisi një proces i gjatë seancash gjyqësore për ekstradimin e tij drejt Hungarisë.

Pasi u transferua në arrest shtëpie, në prill 2025, Gjykata e Apelit e Parisit refuzoi ekstradimin e tij në Hungari, ku ai rrezikonte deri në 16 vite burg. Gjykata theksoi rreziqe serioze të shkeljes së Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), veçanërisht sa i përket kushteve të paraburgimit dhe garancisë për një proces të rregullt gjyqësor. Atij iu hoqën edhe masat parandaluese dhe Gino u shpall njeri i lirë.

Arrestimi i ri

Më 16 dhjetor, Gino u arrestua sërish në Paris. Lajmi u bë i ditur nga Komiteti i Solidaritetit për të Arrestuarit e Budapestit, i cili në mëngjesin e 17 dhjetorit u mblodh në një protestë përpara gjykatës ku militanti antifashist u mor në pyetje gjatë seancës dëgjimore. “Gino u mbajt në ambientet e Nën-Drejtorisë Antiterroriste për të njëjtat fakte hungareze të vitit 2023 që kishin çuar në arrestimin e tij vitin e kaluar dhe më pas në refuzimin e ekstradimit dhe lirimin e tij”, shpjegon avokatja e tij në Francë. “Këtë herë, megjithatë, urdhër-arresti evropian është lëshuar nga Gjermania”.

Rrezikon deri në 16 vite burg, kush është shqiptari antifashist i

Sipas avokates, bëhet fjalë për një arrestim “shumë befasues”, sidomos duke pasur parasysh vendimin e Gjykatës së Apelit të prillit të kaluar. Tani gjykata duhet të vendosë nëse do ta mbajë në paraburgim apo do ta lirojë.

Ndërkohë, më 24 dhjetor do të mbahet seanca për të vendosur mbi ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.

“Nëse ai do të ekstradohej në territorin gjerman, procedura për ekstradimin e tij në Hungari do të rifillonte nga e para”, shton avokatja Krassoulia.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?