Rrezikonin jetën e qytetarëve, nis shkatërrimi i shkëmbinjve në malin e Torovicës

Operacioni po zhvillohet nga Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile në Bashkinë Lezhë dhe Policinë e Shtetit.
Fillimisht po kryhet vendosja e rrjetave mbrojtëse pranë shkëmbinjve, dhe më pas do të vijojë shpërthimi i kontrolluar i tyre.
Kjo ndërhyrje synon të zgjidhë një problematikë të hershme, e cila ishte kthyer në një rrezik të vazhdueshëm për zonën.
Kryeplaku i Torovicës e cilëson ndërhyrjen si të domosdoshme, por kërkon që ajo të shtrihet në të gjithë malin përgjatë rrugës së Torovicës.
Në vitin 2017, rënia e një shkëmbi në aksin rrugor Balldre–Torovicë goditi një automjet, duke shkaktuar humbjen e jetës së dy vëllezërve dhe bashkëshortes shtatzënë të njërit prej tyre.
Që prej asaj kohe, rreziku nga shkëmbinjtë ishte evidentuar, por ndërhyrja konkrete erdhi vetëm pas tetë vitesh.
Lexo edhe
AKTUALITET
Bie ritmi i hyrjes së bizneseve të huaja

“Shqiptarët po varfërohen”, Preçi: Bordi “i çmimeve” në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës!

Pas skandalit te ''Syri i Kaltër''/ A po përgatitet terreni edhe në ''Porto Palermo'' për të vendosur ''taksë'' për turistët e huaj? ...

Largimi i Vëngut nga Qeveria shmangu një skandal diplomatik me SHBA

Biblioteka Kombëtare, shqetësim kombëtar. Institucioni hermetik, lexuesi armik!

Emigrimi masiv, 48 mijë shqiptarë u bënë shtetas të BE-së në 2024-n, të tretët në gjithë botën

Skandali tek ''Syri i Kaltër''/ Piranjat mësojnë detaje të reja: Ja si funksionon skema, dalin edhe fotot

Publikohen fotot e vrasësit Saraiva në gjykatë, Daily Mail: 1 milion paund për të vrarë Ardian Nikulajn!





