Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton nga mbytja një turiste 10-vjeçare

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është shmangur falë ndërhyrjes së shpejtë të një banori të zonës në Këlcyrë.
Sipas informacioneve, një turiste e huaj, rreth 10 vjeçe, rrezikoi të mbytej teksa po lahej në lumin Vjosa, në zonën e njohur si Uji i Zi. E mitura u mor nga rrjedha e fortë e ujit, duke e bërë të pamundur daljen e saj në breg.
Ka qenë reagimi i menjëhershëm i një banori të Këlcyrës, i cili u fut në ujë dhe arriti ta nxjerrë të miturën në kohë, duke i shpëtuar jetën.
Fatmirësisht, 10-vjeçarja nuk ka pësuar pasoja shëndetësore, ndërsa ngjarja shërben edhe si një apel për kujdes të shtuar nga vizitorët që frekuentojnë lumenjtë gjatë sezonit veror, për shkak të rrymave të forta dhe rrezikut që ato paraqesin.
Lexo edhe
AKTUALITET
Mesazh me tritol për Julian Ballën? Shpërthim te shtëpia e vëllait në Shijak

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

“Parlamenti plot me analfabetë”/ I riu në protestë: Rama t’i shërbejë qytetarëve, jo oligarkëve dhe krimit

Brandi, heroi me katër putra i tërmetit të 26 nëntorit, përfundoi në ankand pas 9 vitesh shërbim në polici dhe e çuan në strehën e qenve ...

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë shqiptare

“S’jemi korba e sorra duam mirëqenie jo dallavere. Urbanet janë pa kondicioner”, thirrja e protestuesit: Rama më diktator se Enver Hoxha,...

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve





