Rrezikuan mbytjen në plazhin e Velipojës, shpëtohen dy pushuesit

Dy pushues kanë rrezikuar të mbyteshin në det në plazhin e Velipojës, por janë shpëtuar në kohë nga shërbimet e Policisë Kufitare.
Ngjarja u konstatua gjatë monitorimit intensiv të zonave bregdetare nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, të cilat përdorin dronë dhe mjete lundruese për garantimin e sigurisë së pushuesve.
Punonjësit e Policisë konstatuan në det dy persona që ndodheshin në vështirësi dhe rrezikonin të mbyteshin. Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë Kufitare me mjete lundruese Jet Ski bëri të mundur nxjerrjen e tyre në breg.
Bëhet fjalë për M. P., 67 vjeç, banues në Burrel, dhe Z. N., 41 vjeç, banues në Velipojë.
Policia Kufitare vijon monitorimin e vijës bregdetare dhe deklaron se është në gatishmëri të plotë për t'u ardhur në ndihmë pushuesve në çdo moment.
Policia e Shtetit u bën apel qytetarëve që, në rast nevoje apo kur konstatojnë situata që mund të rrezikojnë sigurinë e pushuesve, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, për të mundësuar ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimeve.
Njoftimi i Policisë:
Monitorim intensiv i zonave bregdetare me dronë dhe mjete lundruese, nga shërbimet e DVKM Shkodër, për garantimin e sigurisë së pushuesve.
Gjatë monitorimit, punonjësit e Policisë kanë konstatuar 2 shtetas që rrezikonin të mbyteshin në det, në plazhin e Velipojës.
Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë Kufitare, me mjete lundruese Jet Ski, bëri të mundur shpëtimin e 2 shtetasve, M. P., 67 vjeç, banues në Burrel, dhe Z. N., 41 vjeç, banues në Velipojë, të cilët rrezikonin të mbyteshin në det.
Shërbimet e Policisë Kufitare vijojnë monitorimin intensiv të vijës bregdetare dhe janë në gatishmëri të plotë, në çdo kohë, për t’u ardhur në ndihmë pushuesve dhe për të garantuar sigurinë e tyre.
Policia e Shtetit fton qytetarët që, në rast nevoje apo konstatimi të situatave që mund të cenojnë sigurinë e pushuesve, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe në përputhje me ligjin.
Lexo edhe
AKTUALITET
Skandal pranë Valamarit/ Ujërat e zeza shkarkohen në det, ndotja përhapet përgjatë bregut

VIDEO/ Tym dhe hi, çfarë la pas zjarri masiv në Krujë

“Për 5 minuta zjarri rrethoi shtëpinë”, banorët rrëfejnë tmerrin nga flakët në Krujë: Vetëm shpirti jonë e di çfarë hoqëm

“Skifteri” nga Shqipëria që hyri mes flakëve, historia e shqiptarit që rrezikoi jetën për të shpëtuar dhjetëra shtëpi në Psatha të Greqis...

Fluks i lartë në kufi, radhë kilometrike automjetesh në Kakavijë





