Rrezikuan të mbyteshin në det për shkak të motit të keq, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Policia Kufitare ka shpëtuar 5 pjesëtarë të një familjeje, të cilët rrezikuan të mbyteshin në det, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt gjatë natës, për shkak të motit të keq. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30.
Pas marrjes së këtij informacioni, shërbimet e Policisë Kufitare, me mjetin e tyre lundrues, të cilët pas kërkimeve në det, bënë të mundur lokalizimin e mjetit lundrues në bordin e të cilit ndodheshin 5 personat, mes tyre 3 fëmijë. Ata u transportuan me mjetin e Policisë Kufitare, drejt PKK Himarë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i plotë i policisë
Policia Kufitare ndihmon 5 shtetas (pjesëtarë të një familjeje) që rrezikuan të mbyteshin në det, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt gjatë natës, për shkak të motit të keq. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, Policia u njoftua se disa shtetas në një mjet lundrues në afërsi të plazhit të Jalës, kishin nevojë për ndihmë, pasi mjeti i tyre lundrues kishte pësuar defekt për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Menjëherë u angazhuan shërbimet e Policisë Kufitare, me mjetin e tyre lundrues, të cilët pas kërkimeve në det, bënë të mundur lokalizimin e mjetit lundrues në bordin e të cilit ndodheshin 5 shtetas (një çift bashkëshortësh dhe 3 fëmijët e tyre).
5 shtetasit u transportuan me mjetin e Policisë Kufitare, drejt PKK Himarë, në gjendje të mirë shëndetësore. Ata falënderuan punonjësit e Policisë që iu shkuan në ndihmë, duke vepruar në një kohë të shpejtë dhe me profesionalizëm. Policia Kufitare vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për garantimin e sigurisë së jetës së pushuesve/vizitorëve dhe apelon për respektimin e rregullave të lundrimit, përdorimin e pajisjeve të sigurisë dhe shmangien e lundrimit në kushte të rrezikshme atmosferike.
Lexo edhe
AKTUALITET
8 shoferë të arrestuar dhe mbi 4 mijë gjoba në 24 orë, Rrugorja bën kërdinë rrugëve të Shqipërisë

Facebook, Instagram dhe Messenger jashtë funksionit për shumë përdorues/ Raportohen probleme në disa vende

I dënuar me 24 vite burg për vrasje me paramendim, arrestohet në Angli 60-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi

FOTO/ Ky është polici 35-vjeçar që u gjet i vrarë në Kukës

Nga Ervis Martinaj te Nuredin Dumani/ SPAK mbyll hetimet për 9 të pandehur të dosjes “Metamorfoza”, çështja dërgohet për gjykim në GJKKO...

Ndahet nga jeta akademiku Emin Riza, studiuesi i shquar i trashëgimisë kulturore shqiptare

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug! Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

“Më quajtën hero i popullit”, flet Zebervoki, sqaron të vërtetën e largimit nga policia!





