Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Rriten aksidentet në Shqipëri, 133 vetëm në maj, ja qyteti që kryeson

P
Piranjat29 June 2026, 18:09 · 2 min lexim
Rriten aksidentet në Shqipëri, 133 vetëm në maj, ja qyteti

Aksidentet rrugore kanë shënuar rritje në Shqipëri gjatë muajit maj. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, muajin e kaluar u regjistruan 133 aksidente rrugore, nga 116 që ishin në maj të vitit 2025. Si pasojë e tyre, 181 persona mbetën të vrarë ose të plagosur, krahasuar me 157 një vit më parë.

Edhe në pesë muajt e parë të vitit numri i aksidenteve është rritur. Nga janari në maj janë regjistruar 547 aksidente rrugore, ose 3.4% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja më e madhe është regjistruar në Tiranë, ku numri i aksidenteve në muajin maj u rrit nga 30 në 53. Në rritje rezultojnë edhe Durrësi dhe Vlora, me nga 11 aksidente secili, kundrejt 7 një vit më parë. Rritje ka pasur edhe në Elbasan, nga 6 në 7 aksidente, si dhe në Berat, ku është regjistruar një aksident, ndërsa në maj të vitit të kaluar nuk ishte shënuar asnjë.

Ndërkohë, në disa qarqe është regjistruar ulje e numrit të aksidenteve. Shkodra ka shënuar rënien më të madhe, nga 13 në 7 aksidente, ndërsa ulje kanë pasur edhe Lezha, nga 15 në 11, Korça nga 9 në 6 dhe Gjirokastra nga 8 në 5. Në Fier dhe Dibër numri i aksidenteve ka mbetur i pandryshuar, ndërsa Kukësi ka regjistruar po aq aksidente sa një vit më parë.

Sipas INSTAT, 94% e aksidenteve të regjistruara gjatë muajit maj kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Grupmosha 25-34 vjeç përbën 30.8% të drejtuesve të përfshirë në aksidente. Dita e diel rezulton me numrin më të lartë të aksidenteve, me 18% të totalit, ndërsa harku kohor 08:00-12:00 mbetet periudha kur ndodhin më shumë aksidente rrugore.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.