Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Rritet çmimi i biletës së transportit publik në të katër qytetet e Qarkut Dibër, banorët kundër: Më mirë të dalim me mushkë!

P
Piranjat31 March 2026, 13:12 · 2 min lexim
Rritet çmimi i biletës së transportit publik në të

Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar direkt edhe në rritjen e çmimit të biletës së transportit publik në të katër qytetet e Qarkut Dibër. Linjat ndërqytetase kanë rritur më shumë vlerën e çmimit të biletës. Një biletë udhëtimi Peshkopi – Tiranë më parë ishte 500 lekë, ndërsa me rritjen e karburantit ka shkuar në 600 lekë.

Nga Bulqiza në Tiranë çmimi është rritur po me 100 lekë, duke shkuar nga 300 lekë në 400 lekë për pasagjer. Po ashtu, rritje çmimi të biletës ka pësuar edhe linja e transportit publik Burrel – Tiranë ku bileta e udhëtimit ka shkuar nga 400 lekë në 500 lekë për pasagjer.

Qytetarët thonë se kjo rritje ndikon direkt në buxhetin e tyre familjar, pasi janë rritur vetëm çmimet dhe jo të ardhurat. Shtresa që goditet më shumë janë pensionistët dhe ata që trajtohen me ndihmë ekonomike pasi ju janë rritur shpenzimet. Ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit dhe kompensimin e rritjes së shërbimeve dhe produkteve. “është rritur bileta 1mijë lekë. S’kemi si paguajmë. Se nuk kemi. Jemi burrë e grua, vetëm pensioni. Vetëm me marrë mushkën tani!”, tha një banor. Edhe çmimi i biletave të transportit publik nga fshatrat në qendrat e qyteteve është rritur, por në një vlerë më të ulët se çmimi i biletave të transportit ndërqytetas.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.