AKTUALITET

Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027

Piranjat Përditësimi i fundit 31 August 2026, 07:13

Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20

Fondi për rimbursimin e barnave pritet të shënojë rritje vitin e ardhshëm.

Sipas Programit Buxhetor Afatmesëm 2027–2029 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, për vitin 2027 parashikohen 17.28 miliardë lekë për pacientët e trajtuar me receta me rimbursim, nga 13.5 miliardë lekë që janë në dispozicion këtë vit.

Në vlerë absolute, fondi pritet të shtohet me rreth 3.78 miliardë lekë, ose 28% krahasuar me vitin 2026.

Rritja e parashikuar për vitin e ardhshëm është ndjeshëm më e lartë se ajo e këtij viti. Për vitin 2026, fondi për Listën e Barnave të Rimbursueshme u rrit me 900 milionë lekë, nga 12.6 miliardë lekë në vitin 2025 në 13.5 miliardë lekë, ose me rreth 7%.

Rritja e financimit për barnat me rimbursim parashikohet të vazhdojë edhe në dy vitet pasuese, por me ritme më të ngadalta. Në vitin 2028, fondi parashikohet të arrijë në 18.23 miliardë lekë, rreth 942 milionë lekë më shumë se në vitin 2027, ose një rritje prej 5.5%.

Për vitin 2029, financimi parashikohet në 18.81 miliardë lekë, me një tjetër shtesë prej rreth 585 milionë lekësh, ose 3.2%.

Krahas rritjes së financimit, dokumenti afatmesëm parashikon zgjerim gradual të Listës së Barnave të Rimbursueshme.

Numri i barnave në listë, nga 1,356 në vitin 2026, parashikohet të rritet në 1,376 në 2027, në 1,396 në vitin 2028 dhe në 1,406 në vitin 2029.

Kjo do të thotë se gjatë tre viteve të ardhshme parashikohet shtimi i rreth 50 barnave në listën e rimbursimit.

Numri i pacientëve të financuar nëpërmjet skemës parashikohet të mbetet rreth 400 mijë në vit gjatë periudhës 2027–2029.

Financimi mesatar buxhetor për pacient rritet nga rreth 33,750 lekë në vitin 2026, në afërsisht 43,200 lekë në 2027 dhe rreth 47 mijë lekë në vitin 2029.

Këto shifra përfaqësojnë raportin mes fondit total dhe numrit të pacientëve dhe jo shumën individuale të rimbursimit që merr çdo pacient, e cila ndryshon sipas diagnozës dhe barnave të përdorura.

Rritja e parashikuar për vitin 2027 e çon kështu fondin e rimbursimit të barnave në një nivel rreth 49% më të lartë se në vitin 2025, kur për këtë qëllim ishin parashikuar 12.6 miliardë lekë.

Mirëpo edhe kjo shumë nuk do të mundet të plotësojë nevojat me medikamente të një popullsie në plakje dhe me rritje të barrës së sëmundjeve./Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?