
Rritja e çmimeve të fruta-perimeve në Fier, po godet më fort shtresat më të ndjeshme të shoqërisë, veçanërisht pensionistët, të cilët me të ardhura të ulëta e kanë gjithnjë e më të vështirë të përballojnë blerjet e përditshme.
Tregu i fruta-perimeve pranë kryqëzimit të “Zogut të Zi” , dikur i mbushur me tregtarë dhe blerës, sot paraqitet i boshatisur.
Aty ku më parë numëroheshin rreth 75 deri në 100 tregtarë, aktualisht kanë mbetur më pak se 50, një rënie drastike që reflekton drejtpërdrejt tkurrjen e fuqisë blerëse.
Blerësit, kryesisht të moshës 60-70 vjeç, shprehen se çmimet janë bërë të papërballueshme për ta.
Ata theksojnë se pensionet janë të ulëta dhe nuk mjaftojnë as për nevojat bazë.
“Na shkon mendja të blejmë diçka, por kur shohim çmimet, detyrohemi të heqim dorë,” shprehen disa prej tyre, duke kërkuar ndërhyrje nga qeveria për rritjen e pensioneve dhe lehtësimin e kostos së jetesës.
Nga ana tjetër, edhe tregtarët përballen me vështirësi të mëdha. Ata thonë se mungesa e klientëve ka detyruar shumë prej tyre të mbyllin aktivitetin. “Nuk ka më blerës. Edhe ne jemi të detyruar të largohemi,” shprehen tregtarët, duke shtuar se në zonë kanë mbetur kryesisht të moshuar, ndërsa të rinjtë janë larguar.
Sipas tyre, realiteti në fshat është i zymtë: shumica e familjeve përbëhen vetëm nga dy të moshuar, të cilët mezi arrijnë të sigurojnë jetesën. Aktiviteti bujqësor është reduktuar në minimum, duke u kufizuar vetëm në produkte bazë si qepa apo kultura të tjera të thjeshta.
Kjo situatë tregon një krizë të dyfishtë: rritjen e çmimeve dhe rënien e fuqisë blerëse, duke e kthyer tregun dikur të gjallë në një hapësirë gjithnjë e më të zbrazët.
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
1 Prill18:47
Pedagogët e Universitetit të Arteve nisin bojkotin nesër në orën 10:00: Po cënohen të drejtat tona
Pedagogët e Universitetit të Arteve kanë paralajmëruar nisjen e një bojkoti ditën e nesërme në orën 10:00, në ...
SOCIALE
1 Prill17:40
Familjarë ose prindër që kujdesen për persona me aftësi ndryshe do t’u paguhen sigurimet shoqërore nga shteti
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së ka njoftuar se do të ketë ndryshime në aktin e ardhs...
SOCIALE
31 Mars21:23
Brakiterapia fantazëm, trajtimi për kancerin gjinekologjik mbetet gjysmak
Arta është një grua 45-vjeçare e divorcuar, nënë e dy fëmijëve të mitur, e cila vuan nga kanceri gjinekolog...
SOCIALE
31 Mars17:56
Skemë e re e Qeverisë/ I heq naftën falas fermerëve, ja kushti që ka vendosur
Qeveria nuk do të japë më naftë falas për fermerët.
Në skemën e re kombëtare, heqja e naftës për traktor...
SOCIALE
31 Mars17:36
Lagështia pushton pallatin në Vlorë, banorët: Po kalben muret, rrezikojmë të sëmuremi
Banorët e një pallati në qytetin e Vlorës kanë ngritur shqetësimin për një situatë të rëndë lagë...
SOCIALE
30 Mars20:24
Transformatori i energjisë rrezikon fëmijët, banorët japin alarmin: Ndërhyni sa nuk ka ndodhur tragjedi!
Banorët e lagjes “Gurra” në Lezhë përballen çdo ditë me rrezikun e fëmijëve të tyre për shkak t&...
SOCIALE
30 Mars20:21
Në kulmin e krizës, qeveria Rama heq naftën falas për fermerët
Në kulmin e krizës botërore me cmimet e naftës, që po arrijnë nivele rekord, qeveria shqiptare ka vendosur të heqë naft&...
SOCIALE
30 Mars19:53
Bujqësia drejt kolapsit: Çmimet e naftës dhe plehrave kimike "gozhdojnë" fermerët shqiptarë
Sektori jetik i ekonomisë shqiptare, bujqësia, po përballet me një stuhi kostosh që kërcënojnë ta nxjerrin atë plot...
SOCIALE
30 Mars16:34
Këshilli i Ministrave miraton fondin e vitit 2026 për Ministrinë e Bujqësisë, ja sa do të përfitojnë bujqit dhe blegtorët
Këshilli i Ministrave ka miratuar fondin në buxhetin e vitit 2026 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ky fond do t&eu...
SOCIALE
30 Mars15:38
Shqiptarët më të kequshqyerit e Evropës/ Konsumojnë më pak se fqinjët por vuajnë ndotjen më të madhe prej vjedhjes
Në vitin 2024 Shqipëria gjeneroi mbetje urbane 322 kilogram për frymë shumë më poshtë se mesatarja e BE-së 517 kilogram....