Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
AKTUALITET

Rritja e çmimeve 'fryn' arkën e shtetit, qytetarët mbeten pa mbështetje

P
Piranjat22 April 2026, 14:14 · 3 min lexim
Rritja e çmimeve 'fryn' arkën e shtetit, qytetarët

Rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet nga kriza e luftës në Iran e kanë ndihmuar qeverinë të rrisë të ardhurat buxhetore nëpërmjet TVSH-së.

Analiza e të arkëtimeve në tremujorin e parë të vitit 2026 tregon një hov të ardhurash nga TVSH në mars pas dy muajve të zbehtë. Prurjet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar muajin e kaluar arritën në 20.5 miliardë me rritje vjetore 14%.

Siç shihet nga të dhënat e grafikut më poshtë ka përshkallëzim të mbledhjes së kësaj takse, e cila nis me një rritje modeste prej 2.1% në janar, 5.5% në shkurt dhe kulmon me rritje dyshifrore ne mars.

Presioni i çmimeve i diktuar nga kriza në Iran ka luajtur një rol të madh. Duke qenë se TVSH-ja aplikohet si përqindje mbi vlerën e mallrave, çdo rritje e kostos së produkteve bazë apo energjisë përkthehet automatikisht në më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit, edhe nëse vëllimi i mallrave të blera do të mbetej i njëjtë.

Megjithatë, diferenca e madhe mes muajit janar dhe marsit tregon se nuk kemi të bëjmë vetëm me inflacion, por me një rritje reale të aktivitetit ekonomik, për shkak të intensitetit më të lartë nga turizmit dhe gjallërimi që vjen nga sezoni i pranverës. Fluksi i turistëve ishte me rritje në mars duke krijuar efekt zinxhir që prek të gjithë sektorët e tjerë.

Edhe në të shkuarën krizat mund të jetë një barrë për xhepat e qytetarëve, por ato kanë rezultuar shume produktive për buxhetin e shtetit nëpërmjet rritjes së arkëtimeve në taksat që vilen në përqindje të çmimeve.

Për shkak të bllokimit të ngushticës së Hormuzit rritja e çmimit të karburantit në pakicë arriti në nivele rekord mbi 220 lekë për litër në mars.

Gjithashtu Shqipëria importon mbi gjysmën e produkteve të saj bazë. Lufta ka shkaktuar një rritje të kostove të transportit ndërkombëtar dhe siguracioneve detare.

Çdo produkt që vjen nga jashtë, miell, vaj, sheqer, por edhe lëndë të para për industrinë me çmim më të lartë në doganë ndikon pozitivisht tek TVSH-ja e cila mblidhet në momentin që malli hyn në kufi.

Gjithashtu të ardhurat u ndikuan pozitivisht edhe nga mbi-furnizimet. Importet e grurit u rriten me 55 për qind në tremujorin e parë të vitit 2026 në sasi nga frika e rritjes së çmimeve në vijim dhe ushqimet rreth 20%.

Precedentët ku krizat shëndoshin të ardhurat publike në vendet e tjera përkthehet ne më shumë paketa ndihme për shtresat në nevojë. Qeveritë në Rajon dhe me gjerë aplikojnë paketa të përkohshme për të rishpërndare një pjesë të këtyre të ardhurave tek shtresat me në nevojë. Por qeveria shqiptare efshtë më e ngurtë në këtë drejtim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.