Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Rritja e çmimeve të karburanteve godet transportin ndërqytetas, shtrenjtohet bileta Fier–Vlorë, flasin pasagjerët

P
Piranjat 1 April 2026, 14:00 · 2 min lexim
Rritja e çmimeve të karburanteve godet transportin ndërqytetas,

Rritja e vazhdueshme e çmimeve të karburanteve po jep ndikim të drejtpërdrejtë në transportin ndërqytetas, duke sjellë rritje kostosh për operatorët dhe ulje të ndjeshme të numrit të pasagjerëve.

Rasti më i dukshëm është ai i linjës Fier–Vlorë, ku çmimi i biletës është rritur nga 300 në 400 lekë të reja. Kjo rritje ka shkaktuar konfuzion dhe pakënaqësi te qytetarët, ndërsa sipas drejtuesve të mjeteve, është e diktuar nga shtrenjtimi i naftës, i ndikuar edhe nga situata në Lindjen e Mesme.

Taksistët shpjegojnë se në këtë linjë kanë kosto më të larta operimi, pasi shpesh detyrohen të kthehen bosh në një nga drejtimet për shkak të marrëveshjeve mes shoqatave të transportit.

Ndërkohë, në linjat e tjera ndërqytetase çmimet kanë mbetur kryesisht të pandryshuara:

Drejtimi për në Ballsh vijon me 150 lekë të reja

Furgonët dhe autobusët drejt Tiranës mbeten në 500 lekë të reja

Autoveturat për në Tiranë vijojnë me 900 lekë të reja

Pavarësisht ruajtjes së çmimeve në disa linja, drejtuesit e mjeteve raportojnë një rënie të ndjeshme të numrit të pasagjerëve, që sipas tyre është përgjysmuar. Ata e lidhin këtë situatë me rritjen e çmimit të karburantit, që po rëndon buxhetet e qytetarëve dhe po kufizon lëvizjen.

E njëjta panoramë paraqitet edhe në transportin me autobusë, ku operatorët paralajmërojnë se, nëse çmimet e karburanteve vijojnë të rriten, edhe tarifat e udhëtimit mund të pësojnë ndryshime në të ardhmen.

Deri tani, rritja e çmimeve është reflektuar kryesisht në linjat Fier–Vlorë dhe Fier–Berat, por pritet të shihet nëse ky trend do të përhapet edhe në linjat e tjera ndërqytetase.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.