Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Rritja e çmimeve të “One”, reagon kreu i AKEP: Do të marrim vendim për çdo ankesë!

P
Piranjat10 April 2026, 14:09 · 2 min lexim
Rritja e çmimeve të “One”, reagon kreu i AKEP: Do

Pas reagimeve të shumta të qytetarëve për rritjen e tarifave nga One Albania, ka ardhur edhe qëndrimi i Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Kreu i AKEP, Gentian Sala, bëri të ditur se institucioni është duke e ndjekur nga afër situatën dhe është në komunikim të vazhdueshëm me operatorin.

Sipas tij, gjatë javës së kaluar është diskutuar konkretisht për këtë çështje dhe nuk përjashtohet mundësia e një vendimi nga ana e autoritetit.

“Kemi komunikim të vazhdueshëm me operatorin telefonik, por edhe javën që kaloi specifikisht për këtë çështje. Nëse ka vend për vendim, do marrim një vendim; për çdo ankesë do ketë një përgjigje”, u shpreh Sala.

Rritja e tarifave, që pritet të hyjë në fuqi më 1 maj 2026, ka shkaktuar pakënaqësi te abonentët, të cilët e konsiderojnë të padrejtë, duke argumentuar se çmimet rriten ndërsa cilësia e shërbimit mbetet e njëjtë.

Sipas kompanisë, tarifat do të rriten deri në 2.2%, në bazë të indeksit të çmimeve të konsumit të publikuar nga INSTAT. Megjithatë, përdoruesit theksojnë se rritjet e vogla, por të përsëritura çdo vit, po kthehen në një kosto shtesë për buxhetet familjare.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.