Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ... Italia sfidon Francën dhe Belgjikën, lista e të grumbulluarve të Mancinit Berisha thirrje studentëve: Nesër të rrëzojmë Ramën! Berisha: Ftoj sërish çdo parti dhe faktor opozitar të krijojmë një front të përbashkët kundër Edi Ramës... Berisha publikon sondazhin: Bizneset dhe qytetarët janë rrënuar nga narko-eurot, Banka e Shqipërisë dhe med... Maran publikon listën e nëntorit: Balliu largohet nga Kombëtarja, Tuci mbetet në vëzhgim Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar! Tragjedia në futbollin spanjoll/ Ende pa një vendim për Owono pas vdekjes së Jesús de Miguel, sa rrezikon p...
AKTUALITET

“Rritja e çmimit të hidrokarbureve e paarsyeshme, qeveria të ndërhyjë menjëherë”/ Konfindustria: Ulni barrën e taksave me 15% për karburantet, ngrini Bordin e Transparencës. SPAK…

P
Piranjat 3 August 2026, 12:36 · 5 min lexim
“Rritja e çmimit të hidrokarbureve e paarsyeshme, qeveria

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë që të ndërhyjë menjëherë në tregun e karburanteve, pas asaj që e cilëson si një rritje të fortë dhe të pajustifikuar të çmimeve gjatë 10 ditëve të fundit të korrikut dhe në vijim.

Organizata propozon katër masa urgjente për të lehtësuar barrën mbi qytetarët dhe bizneset.
Së pari, Konfindustria kërkon uljen me të paktën 15% të barrës fiskale mbi karburantet, duke vlerësuar se kjo do të sillte një ulje prej të paktën 20 lekësh për litër në çmimin me pakicë. Sipas saj, vende si Italia dhe Gjermania kanë zbatuar tashmë ulje të ngjashme të taksave, me ndikim të drejtpërdrejtë në treg.
Kërkohet po ashtu rikthimi i Bordit të Transparencës, me argumentin se ulja e mundshme e taksave duhet të reflektohet plotësisht në çmimet që paguajnë qytetarët dhe bizneset, e jo të përfundojë si fitim shtesë për operatorët e tregut. Konfindustria e konsideron tregun shqiptar të karburanteve si një treg tipik monopolistik dhe oligopolistik.

Organizata kërkon kontrolle të menjëhershme për cilësinë e karburanteve që tregtohen në vend. Sipas saj, ka indicie se në treg janë hedhur sasi të konsiderueshme karburantesh jashtë standardit Euro 3, duke rrezikuar shëndetin publik, mjedisin, automjetet dhe të ardhurat e shtetit.

Konfindustria kërkon angazhimin e institucioneve shtetërore dhe të SPAK-ut në luftën kundër kontrabandës së karburanteve, duke theksuar se kjo shkakton dëme prej qindra milionë eurosh në buxhetin e shtetit. Si shembull përmendet goditja e autoriteteve të Kosovës ndaj linjave të kontrabandës së karburanteve nga Shqipëria, ku, sipas organizatës, në doganën kosovare janë konstatuar ngarkesa të mbushura me ujë.
Në deklaratë nënvizohet se çmimet me pakicë të naftës në Shqipëri, që aktualisht luhaten rreth 2.15–2.20 euro për litër, mbeten dukshëm më të larta se në vendet e rajonit dhe në një pjesë të konsiderueshme të vendeve të Bashkimit Evropian. Sipas saj, kjo situatë po ushtron presion të madh mbi industrinë, prodhimin vendas dhe ekonominë familjare.

Konfindustria, duke marrë shkak nga rritja e fortë dhe paarsyetuar e çmimeve të karburanteve në 10 ditëshin e fundit të muajit korrik e në vazhdim, kërkon ndërhyrjen e menjëhershme rregullatore të qeverisë në 4 drejtime.

Së pari, kërkohet një ulje me të paktën 15% të barrës së taksave mbi karburantet. Sa më sipër duhet të ndikojë në të paktën 20 lekë/litër ulje të çmimeve me pakicë. Italia dhe Gjermania kanë zbatuar menjëherë 15-20% të uljes së taksave të karburanteve me efekt të drejtëpërdrejtë në treg.

Së dyti, kërkohet në të njëjtën kohë ringritja e Bordit të Trasparencës me qëllim që ulja e mundshme taksave të përcillet e plotë te qytetarët dhe bizneset dhe jo te operatorët e karburanteve. Tregu i karburanteve në Shqipëri është treg tipik monopol dhe oligopol i pastër.

Së treti, kërkohet nga institucionet kontroll i menjëhershëm i cilësisë së karburanteve, që qarkullojnë në treg. Ka të dhëna që sasi të mëdha të karburantit jashtë standartot Euro 3 janë hedhur në treg me pasoja të rënda për shëndetin, mjedisin, makinat dhe buxhetin e shtetit.

Së katërti, kërkohet ndërhyrja e jashtëzakonshme e institucioneve shtetërore dhe SPAK për luftën kundër kontrabandës së karburantevee pasoja qindra milionë Euro dëm mbi buxhetin e shtetit. Goditja e autoriteteve të Kosovës ndaj linjave kontrabandë të tranzitit të karburanteve nga Shqipëria, që rezultuan të mbushura me ujë në doganën kosovare, është e dhënë e qartë.
Çmimet me pakicë të naftës në tregun vendor ka kohë që janë në nivelet e 2,15-2,2 euro/litër, ndjeshëm më të larta se shtetet e rajonit dhe mjaft shtete të BE. Sa më sipër sjell goditje shtesë të fortë shkatërruese mbi industritë, prodhimin vendor dhe qytetarët.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.