Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Rritja e çmimit të naftës, shtrenjtohet bileta e autobusit nga Korça në Tiranë dhe anasjelltas!

P
Piranjat 6 April 2026, 13:08 · 2 min lexim
Rritja e çmimit të naftës, shtrenjtohet bileta e autobusit nga

Rritja e çmimit të naftës në vend ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta edhe në transportin ndërqytetas në Korçë. Së fundmi, është shënuar një tjetër rritje e çmimit të biletave në linjën Korçë–Tiranë.

Nga 7 mijë lekë, bileta ka shkuar në 8 mijë lekë, ndërsa për një udhëtim vajtje-ardhje qytetarët duhet të paguajnë 16 mijë lekë.

Qytetarët shprehen se situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u përballuar. Ata theksojnë se rritja e vazhdueshme e çmimeve, jo vetëm të biletave por edhe të produkteve të përditshme, po rëndon ndjeshëm buxhetin familjar.

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët përballen me një rritje të tillë. Më herët, çmimet e biletave u shtuan edhe për shkak të problemeve në segmentin rrugor Librazhd–Prrenjas, që ndikuan në kohën dhe shpenzimet e transportit.

Pavarësisht kësaj situatave ata thonë se janë të detyruar të udhëtojnë për arsye pune dhe nevoja të tjera jetike, duke mos pasur alternativa të tjera.

Operatorët e transportit jashtë kamerave e justifikojnë këtë rritje me shtrenjtimin e vazhdueshëm të karburantit, duke theksuar se kostot e shërbimit janë rritur ndjeshëm.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.