Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
AKTUALITET

Rritja e çmimit të naftës/ Transporti interurban në kolaps në Berat, linjat reduktohen deri në 40%

P
Piranjat21 April 2026, 14:56 · 2 min lexim
Rritja e çmimit të naftës/ Transporti interurban në kolaps

Rritja e çmimit të naftës, sigurimeve shoqërore, por edhe fenomeni i transportit “pirat” kanë sjellë një reduktim të ndjeshëm të shërbimit interurban në Berat.

Prej disa ditësh, në terminalin e vetëm të qytetit, në zonën e Kombinatit, autobuzët e linjave drejt Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Kuçovë qëndrojnë në radhë për pasagjerë, por në shumë raste nuk nisen pasi mbeten bosh.

Sipas shoferëve, situata po përkeqësohet çdo ditë, duke detyruar operatorët të reduktojnë numrin e mjeteve në qarkullim. Konkretisht, linja Berat–Tiranë është reduktuar me rreth 30%, ndërsa linja Berat–Kuçovë me rreth 40%.

E njëjta situatë paraqitet edhe në zonat rurale, ku drejt fshatit Lumas nga 7 furgona kanë mbetur vetëm 3.

Shoferët dhe pronarët e linjave shprehen se janë në prag falimentimi.

Ata theksojnë se rritja e çmimit të naftës dhe e sigurimeve shoqërore me 25-30% i ka bërë të papërballueshme kostot, duke i detyruar të mbyllin mjetet pasi nuk arrijnë të paguajnë shoferët dhe faturinot.

Një tjetër problem i madh, sipas tyre, është konkurrenca e pandershme nga mjetet “pirate”.

Automjetet me targa të bardha pa licencë, mjetet me targa të verdha që nuk respektojnë rregullat, si dhe furgonët informalë po u marrin pasagjerët, duke bërë që autobuzët të nisen me vetëm 3-5 udhëtarë nga terminali.

Operatorët pretendojnë gjithashtu se po penalizohen nga linjat e Skraparit dhe Poliçanit drejt Tiranë dhe Durrës, të cilat sipas ligjit duhet të kalojnë tranzit, por ndalojnë në qytet.

Shoqëritë e transportit kërkojnë ndërhyrje nga shteti për rimbursimin e naftës dhe masa ndaj transportit informal, ndërsa i bëjnë thirrje bashkisë të zbatojë ligjin për ndëshkimin e linjave pirate.

Nga ana tjetër, burime jashtë kamerave bëjnë me dije se policia bashkiake ka marrë vazhdimisht masa administrative për çdo shkelje të konstatuar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.