“Tërhiqu dhe dorëzohu”/ Media italiane: Si po i mbyll sytë Perëndimi ndaj demokracisë në Shqipëri?
Media italiane Linkiesta e ka cilësuar “Revolucionin e Flamingove” si një mobilizim qytetar që shkon përtej protestave mjedisore...
Media italiane Linkiesta e ka cilësuar “Revolucionin e Flamingove” si një mobilizim qytetar që shkon përtej protestave mjedisore...
Gazeta britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri, duke u përqendruar te masat e reja...
Një 60-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ndërsa autori i dyshuar ësht&e...
Karabinierët kanë identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar të vrasjes së shqiptarit Ferdinant Hoti, 35 vjeç, pa vendbanim t&...
Zhvillimet e fundit politike në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare Al Jazeera, e cila ka pasqyruar tensi...
Trej hajdutë bakri dyshohet se shkaktuan shpërthimin vdekjeprurës ku humbën jetën gjashtë persona. Të tre janë identifi...
Kimi Antoneli po ndjek një rrugë që i përket vetëm atij. Ai u shmanget krahasimeve, si atyre më të natyrshme me idhullin e ti...
Një ngjarje tragjike ka tronditur Indonezinë, ku një 24-vjeçare humbi jetën pasi u sulmua nga një krokodil gati pesë metra ...
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e së enjtes në Kapadokia të Turqisë, ku një nga formacionet karakteristi...
Ministria e Drejtësisë ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga ambientet e paraburgimit, duke sqaruar se lëvizja drejt Institucioni...

Linjat e transportit publik do të ulin me 20 deri në 30 % numrin e mjeteve në qarkullim. Mësohet se lajmi është bërë me dije nga vetë operatorët e transportit, të cilët deklarojnë se kjo masë vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e pamundësisë financiare për të mbuluar kostot e larta të operimit, veçanërisht ato të karburantit.
Sipas operatorëve, operimi me 100% të kapacitetit është bërë i papërballueshëm, ndërsa nëvizojnë se ky vendim nuk vjen si mungesë vullneti, por si e vetmja zgjidhje në kushtet aktuale.
"Për këtë arsye, njoftojmë se duke filluar nga data 01.09.2026, operatorët e transportit publik do të detyrohen të operojnë me një flotë të reduktuar në masën rreth 20–30%, në varësi të kapacitetit financiar dhe operacional që secili operator ka aktualisht në dispozicion.
Masa e reduktimit nuk përbën një zgjedhje të operatorëve dhe as një mungesë vullneti për garantimin e shërbimit normal të transportit publik. Ajo është një pasojë e drejtpërdrejtë e pamundësisë financiare për të mbuluar kostot e operimit me flotë të plotë, sidomos kostot e karburantit, të cilat përbëjnë një nga zërat kryesorë të aktivitetit. Reduktimi i mjeteve në qarkullim pritet të sjellë në mënyrë të pashmangshme ulje të frekuencës së shërbimit, rritje të intervaleve ndërmjet mjeteve, mbingarkesë të mjeteve që do të mbeten në qarkullim dhe vështirësi për qytetarët që përdorin çdo ditë transportin publik.
Në këto kushte, u kërkojmë institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë me urgjencë, të japin një përgjigje konkrete mbi kërkesat e paraqitura nga operatorët dhe të mundësojnë realizimin e kompensimit të parashikuar për kostot e karburantit, si dhe vijimin e mbështetjes për periudhën në vazhdim.
Operatorët kanë bërë dhe vijojnë të bëjnë çdo përpjekje për të garantuar vazhdimësinë e shërbimit, por në kushtet aktuale financiare operimi me 100% të flotës nuk është më i përballueshëm. Për sa më lart, kërkojmë trajtimin me prioritet dhe urgjencë të kësaj situate, me qëllim shmangien e përkeqësimit të mëtejshëm të shërbimit të transportit publik dhe rikthimin sa më parë të kapacitetit të plotë operacional", thuhet në një njoftim në kërkesën drejtuar Kryeministrisë.
Një 49-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Kavajë. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:05, në aksin rrugo...
Ulian Shpataraku, ish-zyrtar policie që u arrestua teksa shoqëronte të shumëkërkuarin Ergys Agasi, është vendosur në q...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaç...
Prej më shumë se 24 orësh, situata nga zjarret në zonën e Trodhenes në Njësinë Administrative Ulëz të Bashki...
Abdullahu shkeli për herë të parë në vendlindjen e prindërve pasi lindi e u rrit mes tmerreve të kampeve siriane të...
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u...
Shqipëria vijoi edhe në vitin 2025 të kishte peshën më të lartë të ndërtimit në ekonomi në Europë,...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 79.3 lekë, në shitje me 80.3 lekë. Euro do të blihet me 92...
Zjarret vijojnë të përbëjnë një problem serioz për territorin shqiptar, ndërsa deri tani janë regjistruar rreth 1...
Mes dokumenteve të periudhës komuniste gjendet edhe një letër prekëse e nënës së Sokrat Dodbibës drejtuar Enver H...