Rritje e menjëhershme e çmimeve të karburanteve! Nafta dhe benzina shtrenjtohen pas largimit të Bordit të Transparencës

TIRANË – Vetëm tri javë pas shpërbërjes së Bordit të Transparencës, tregu i karburanteve në vend ka regjistruar një rritje të ndjeshme dhe të shpejtë të çmimeve. Konsumatorët shqiptarë po përballen me një kosto më të lartë, e cila në disa raste shkon deri në 12 lekë për litër.
Krahasuar me datën 19 qershor, çmimi i naftës është rritur me 12 lekë për litër, 188 lekë, ndërsa ai i benzinës me 18 lekë për litër, 184 lekë.
Rritja e çmimeve në tregun vendas vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e tensioneve të reja gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Përshkallëzimi i situatës midis SHBA-së dhe Iranit ka çuar në paralizimin e ngushticës së Hormuzit, një pikë kyçe për furnizimin global me naftë.
Raportohet se që nga dita e mërkurë, fluksi i anijeve që kalojnë në këtë ngushticë ka rënë në vetëm 14 mjete lundruese, duke krijuar pasiguri në bursat ndërkombëtare dhe duke reflektuar menjëherë në kostot e importit për Shqipërinë.
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRI/ 33-vjeçari nga Vlora humb jetën tragjikisht në Itali, dyshohet se u mbyt në lumë

“Nuk kam bërë diçka të gabuar, gruan time vrava”/ Dëshmia që tronditi Shkodrën dhe zbulon mentalitetin pas femicidit

Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, por flakët shkrumbuan tokën e fqinjit dhe e plagosën! Arrestohet 57-vjeçari në Lushnje

Kapet me doza kokaine në automjet, arrestohet 38-vjeçari në Mëzez

VIDEO/ Banorët e fshatit Homezh në Pogradec shtrojnë rrugën me shpenzimet e tyre: Shteti na ka harruar

Tentoi të bëhej gjyqtare/ KLGJ rrëzon kërkesën e motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirko

Princ Leka bëhet me djalë! Blerta Celibashi sjell në jetë Aleksandrin

Ndryshohen masat e sigurisë për 3 vajzat e dyshuara për dhunimin e 17-vjeçares në Fier





