Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve ZYRTARE/ Kane rinovon me Bayern-in deri në 2029-n Seanca në GJKKO/ Denoncimi i fortë i Metës: Regjistrohen bisedat e mia me avokatin në burg “Protestat masive shpërthyen kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes”/ Analiza e Ditmir Bushatit: Kërkesat e ... Gjeorgjia mund të humbasë regjimin e saj të udhëtimit pa viza me Bashkimin Evropian Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan, nga flakët digjet edhe një automjet tjetër Nga Nuredin Dumani, Henrik Hoxha e Erion Alibej, SPAK lexon pretencën për të pandehurit e “Plumbit të Artë”... Humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan, publikohet fotoja e 69-vjeçarit që u gjet i p... Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, ekspertët: Pallati duhet shembur! Studentët çojnë në Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat Shpërthimi i bombolës së gazit shkaktoi dy viktima dhe shkatërrime të rënda, ekspertët e Institutit të Ndër... Tabaku: Shqiptarët kërkojnë më shumë Europë, Rama më shumë pushtet
AKTUALITET

Rruga e re i lë pa akses, banorët e Mirakës paralajmërojnë protestë

P
Piranjat 7 August 2026, 13:34 · 2 min lexim
Rruga e re i lë pa akses, banorët e Mirakës

B

anorët e fshatit Mirakë dhe të disa zonave përreth në Njësitë Administrative Polis dhe Valë, në bashkinë e Librazhdit, kanë paralajmëruar një protestë ditën e hënë kundër projektit të zgjerimit të segmentit Elbasan–Qafë Thanë, Faza II, pjesë e Koridorit VIII.

Protesta pritet të nisë në orën 09:00, ndërsa banorët sqarojnë se nuk kundërshtojnë ndërtimin e rrugës së re, por mënyrën se si është hartuar projekti, i cili sipas tyre nuk parashikon një hyrje-dalje në karrexhatën e majtë për t’u lidhur me fshatrat Mirakë, Gostimë, Qendër, Gurshpatë, Vilan, Sheh dhe Valë.

Sipas banorëve, mungesa e një aksesi të drejtpërdrejtë në rrugën kryesore do të sjellë izolim për mijëra banorë, duke vështirësuar lëvizjen e përditshme, transportin e prodhimeve bujqësore, shërbimet e transportit publik dhe ndërhyrjet në raste emergjencash.

Në kërkesën që i kanë dërguar Autoritetit Rrugor Shqiptar më 9 korrik 2026, banorët kanë propozuar ndërtimin e një hyrje-daljeje në kilometrat 5+400 dhe 5+800, duke shfrytëzuar edhe infrastrukturën ekzistuese pranë urës së Mirakës dhe një hapësirë pushimi përgjatë aksit.

Ata argumentojnë se zgjidhja aktuale përmes Nyjës së Xibrakës shton rreth 6 kilometra në itinerar, ndërsa në raste urgjencash shëndetësore, sipas tyre, ambulancave u duhen edhe 15 deri në 20 minuta më shumë për të mbërritur te banorët.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.