Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

“Rruga është mbushur me gropa”, banorët: Kamionët e Bankers e kanë shkatërruar!

N
Nga Xhuljan Ferzaj30 March 2026, 08:18 · 2 min lexim
“Rruga është mbushur me gropa”, banorët:

Segmenti rrugor që lidh fshatrat Sheqishte, Beline dhe Marinzë është dëmtuar duke u mbushur me gropa e asfalt është gërryer.

Ky aks rrugor, pothuajse është kthyer i pakalueshëm, banorët ankohen se nuk investohet prej vitesh pavarësisht se është një rrugë e rëndësishme në zonën naftëmbajtëse të Marinzës. E ndërtuar 20 vite më parë, për të shmangur rrugën kombëtare Fier-Berat, për të shkurtuar kohën e lëvizjes, kjo rrugë pothuajse është shkatërruar plotësisht.

Dëmtimi i rrugës ka shkaktuar pengesa për kalimin e banorëve, fermerëve të cilët duan të punojnë tokat bujqësore.

 “Rruga është prishur nga ura deri në fshatin Belin, duhet të bëhet urgjentisht, sepse kjo rrugë lidh të gjithë zonën këtej.

Mjetet kalojnë me vështirësi, shpesh herë pësojnë dëmtime, për shkak të gropave që gjenden në rrugë. Nëse nuk ndërhyhet, atëherë rrezikohet transporti në të gjithë zonën. Makinat e Bankers kalojnë këtu të gjitha, ata kanë përgjegjësi ta mirëmbajnë dhe rregullojnë rrugën nga e para. Makinat e tonazhit të rëndë, e kanë dëmtuar rrugën, prandaj duhet të ndërhyhet menjëherë”, shprehet një banor i zonës për Piranjat News.

Banorët e zonës, shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë rikthimin e kësaj rruge jetike, që sot është lënë në harrës. Sipas tyre, nuk është vetëm problem infrastrukture, por një pengesë për jetesën dhe ekonominë e banorëve./Piranjat News

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.