AKTUALITET

SafeJournalists: Kërcënimi me vdekje ndaj gazetarit Osman Stafa në Shqipëri duhet të hetohet urgjentisht

Piranjat Përditësimi i fundit 14 September 2026, 15:45
SafeJournalists: Kërcënimi me vdekje ndaj gazetarit Osman Stafa

Rrjeti SafeJournalists dënon fuqishëm kërcënimin e drejtpërdrejtë me vdekje ndaj gazetarit të News24, Osman Stafa, dhe u bën thirrje autoriteteve shqiptare të identifikojnë urgjentisht personin përgjegjës, të përcaktojnë nëse kërcënimi lidhet me punën e tij gazetareske dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së tij. Më 14 shtator 2026, Stafa paraqiti kallëzim penal pranë Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Policisë së Shtetit, pasi kishte marrë përmes Facebook Messenger një kërcënim të drejtpërdrejtë me vdekje. Në mesazh kërcënohej se do të gjendej dhe vritej, ndërsa bëhej referencë edhe ndaj pamjeve që ai kishte publikuar së fundmi.

Sipas deklarimit të Stafës në polici, më 8 shtator ai kishte filmuar dhe publikuar pamje nga një protestë pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku shfaqeshin katër persona me veshje civile gjatë ndalimit të një protestuesi. Nisur nga përmbajtja dhe koha e dërgimit të mesazhit kërcënues, Stafa vlerëson se kërcënimi mund të lidhet me publikimin e këtyre pamjeve.

Rrjeti SafeJournalists i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe organeve kompetente të prokurorisë të zhvillojnë një hetim të shpejtë, të plotë dhe efektiv. Provat digjitale përkatëse duhet të sigurohen pa vonesë, duhet të identifikohet personi që qëndron pas llogarisë dhe të hetohet plotësisht çdo lidhje e mundshme ndërmjet kërcënimit dhe punës gazetareske të Stafës. Autoritetet duhet gjithashtu të vlerësojnë nivelin e rrezikut ndaj gazetarit dhe, kur është e nevojshme, të marrin masat e duhura për mbrojtjen e tij. Rrjeti kujton se ky nuk është incidenti i parë serioz që përfshin Osman Stafën. Në dhjetor 2025, SafeJournalists dënoi një mesazh kërcënues të dërguar ndaj tij pas raportimeve mbi kushtet në Spitalin Onkologjik në Tiranë dhe kërkoi një hetim të shpejtë dhe efektiv. Në qershor 2026, Rrjeti reagoi gjithashtu ndaj një incidenti të raportuar me fyerje verbale dhe intimidim fizik ndaj Stafës pas një proteste qytetare në Tiranë.

Përsëritja e kërcënimeve dhe rasteve të intimidimit të raportuara nga Osman Stafa e bën edhe më urgjente nevojën për një reagim institucional të besueshëm dhe efektiv. Kërcënimi i fundit duhet të hetohet bazuar në faktet konkrete të rastit, ndërsa incidentet e mëparshme duhet të merren në konsideratë gjatë vlerësimit të nivelit të rrezikut dhe të masave mbrojtëse që mund të nevojiten.

Kërcënimet me vdekje ndaj gazetarëve mund të kenë pasoja serioze dekurajuese mbi raportimin dhe ushtrimin e rolit mbikëqyrës të medias në interes të publikut. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të raportojnë nga protestat, të dokumentojnë veprimet e autoriteteve publike dhe aktorëve të tjerë dhe të raportojnë për çështje me interes publik pa frikën e kërcënimeve, intimidimit apo hakmarrjes.

Rrjeti SafeJournalists shpreh solidaritet të plotë me Osman Stafën dhe do të vazhdojë ta ndjekë nga afër rastin, përfshirë reagimin dhe veprimet e autoriteteve kompetente.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?