Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve ZYRTARE/ Kane rinovon me Bayern-in deri në 2029-n Seanca në GJKKO/ Denoncimi i fortë i Metës: Regjistrohen bisedat e mia me avokatin në burg “Protestat masive shpërthyen kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes”/ Analiza e Ditmir Bushatit: Kërkesat e ... Gjeorgjia mund të humbasë regjimin e saj të udhëtimit pa viza me Bashkimin Evropian Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan, nga flakët digjet edhe një automjet tjetër Nga Nuredin Dumani, Henrik Hoxha e Erion Alibej, SPAK lexon pretencën për të pandehurit e “Plumbit të Artë”... Humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan, publikohet fotoja e 69-vjeçarit që u gjet i p... Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, ekspertët: Pallati duhet shembur! Studentët çojnë në Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat Shpërthimi i bombolës së gazit shkaktoi dy viktima dhe shkatërrime të rënda, ekspertët e Institutit të Ndër... Tabaku: Shqiptarët kërkojnë më shumë Europë, Rama më shumë pushtet
AKTUALITET

SafeJournalists kundër rregullores së re të GJKKO-së: Rrezikon të kufizojë lirinë e medias

P
Piranjat 7 August 2026, 12:53 · 3 min lexim
SafeJournalists kundër rregullores së re të GJKKO-së:

Rrjeti ndërkombëtar SafeJournalists ka kritikuar disa dispozita të Rregullores së re të Brendshme të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për mediat, e cila pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator.

Sipas organizatës që mbron lirinë e medias në rajon, disa prej rregullave të reja mund të ndikojnë në mënyrën se si gazetarët ndjekin dhe raportojnë proceset gjyqësore me interes publik.

“Efekti i kombinuar i disa dispozitave rrezikon të kufizojë aftësinë e gazetarëve për të ndjekur drejtpërdrejt proceset gjyqësore, për të mbajtur shënime të sakta, për të komunikuar me redaksitë e tyre dhe për të raportuar në kohë për çështje me interes të jashtëzakonshëm publik”, thuhet në reagimin e SafeJournalists.

Sipas rrjetit, problematike paraqiten veçanërisht dispozitat që lidhen me akreditimin e gazetarëve, përdorimin e pajisjeve elektronike në sallën e gjyqit dhe procedurat për ndjekjen e seancave.

“Neni 90 vendos akreditim vjetor dhe individual, ndërsa neni 93(1) rregullon aksesin e përfaqësuesve të akredituar të medias. Rregullorja nuk përcakton qartë nëse një gazetar pa akreditim të përhershëm nga Gjykata e Posaçme mund të ndjekë një seancë, e cila përndryshe është publike, si anëtar i publikut”, thekson organizata.

Një tjetër pikë e kontestuar nga SafeJournalists është ndalimi i mbajtjes dhe përdorimit të telefonave celularë, laptopëve dhe pajisjeve të tjera elektronike në sallën e gjyqit.

“Neni 76 dhe neni 93(16) ndalojnë gazetarët e lejuar vetëm për të ndjekur një seancë që të mbajnë ose përdorin telefona celularë, laptopë dhe pajisje të tjera elektronike”, thuhet në deklaratë.

“Një ndalim i përgjithshëm pengon gjithashtu mbajtjen në heshtje të shënimeve, raportimin me shkrim, komunikimin me redaktorët, verifikimin e informacionit ligjor dhe përdorimin e pajisjeve për nevoja aksesueshmërie”, deklaron SafeJournalists.

Organizata kundërshton edhe detyrimin që gazetarët të paraqesin kërkesë 24 orë përpara seancave në raste të caktuara, pasi sipas saj, kjo procedurë mund të krijojë pengesa për raportimin e ngjarjeve urgjente dhe për mediat e vogla.

“Seancat urgjente, njoftimet e vona dhe zëvendësimi i gazetarëve kërkojnë një procedurë të thjeshtë dhe të shpejtë”, thuhet në reagim.

SafeJournalists i ka kërkuar GJKKO-së të rishikojë dispozitat që lidhen me median dhe të konsultohet me gazetarët, organizatat mediatike dhe ekspertët ligjorë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.