AKTUALITET

SafeJournalists: Meta duhet të sqarojë urgjentisht kufizimet e fundit që kanë prekur media dhe llogari me interes publik në Shqipëri

Piranjat Përditësimi i fundit 6 September 2026, 10:27

SafeJournalists: Meta duhet të sqarojë urgjentisht kufizimet e fundit

Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësim për një numër në rritje kufizimesh të pashpjeguara dhe problemesh me aksesin në llogari që kanë prekur media, aktivistë dhe zëra të tjerë me interes publik në platformat e Meta-s në Shqipëri. Më 5 shtator, llogaria zyrtare në Instagram e Euronews Albania, një nga televizionet private kombëtare dhe mediat digjitale kryesore në vend, u bë e paaksesueshme. Po atë ditë, edhe faqja zyrtare në Facebook e Citizens.al, një media e pavarur që ka raportuar vazhdimisht mbi mobilizimin qytetar që nga fillimi i tij dhe ka dokumentuar valën e fundit të kufizimeve të llogarive, u bë e paaksesueshme.

Më 5 shtator, Euronews Albania njoftoi se llogaria e tyre zyrtare në Instagram ishte bërë e paaksesueshme pa asnjë njoftim apo paralajmërim paraprak, duke shfaqur mesazhin “user not found”. Media tha se nuk kishte marrë asnjë shpjegim publik nga Meta për atë që kishte ndodhur me llogarinë. Citizens.al i bëri të ditur SafeJournalists se edhe faqja e saj në Facebook ishte bërë e paaksesueshme pa paralajmërim apo shpjegim paraprak dhe se kjo nuk ishte hera e parë që prania e saj në Facebook përballej me kufizime.

Këto zhvillime ndodhin në kontekstin e një serie më të gjerë dhe ende të pashpjeguar në mënyrë të mjaftueshme kufizimesh të llogarive në Shqipëri. Në fillim të kësaj jave, BIRN/Reporter.al dokumentoi zhdukjen ose kufizimin e dhjetëra llogarive në Instagram të lidhura me aktivistë, nisma qytetare dhe persona që mbështesnin ose dokumentonin protestat në vazhdim në vend. Citizens.al dokumentoi gjithashtu raste kur përdorues humbën aksesin pothuajse në të njëjtën kohë, si dhe incidente të mëparshme me ankesa të përsëritura për shkelje të të drejtave të autorit ndaj fotografive dhe videove të lidhura me protestat.

Në një përgjigje për BIRN Albania më 4 shtator, Meta pranoi se disa nga llogaritë e prekura ishin hequr gabimisht, deklaroi se disa prej tyre ishin rikthyer tashmë dhe se po vijonte shqyrtimin e masave të ndërmarra. Megjithatë, Meta nuk bëri të ditur sa llogari ishin prekur, çfarë i kishte shkaktuar vendimet e gabuara apo nëse raportime të koordinuara ose abuzive nga palë të treta kishin ndikuar në këto vendime.

Deri tani, nuk ka prova publike që tregojnë se mosaksesimi i llogarisë së Euronews Albania në Instagram ose i faqes së Citizens.al në Facebook ka të njëjtin shkak me rastet e mëparshme, apo se këto incidente janë të lidhura drejtpërdrejt me njëra-tjetrën. Euronews Albania dhe Citizens.al vazhdojnë të kenë kanale të tjera komunikimi, ndërsa për disa aktivistë dhe nisma qytetare Instagrami ka qenë kanali kryesor, ose edhe i vetmi kanal i drejtpërdrejtë, për të arritur publikun. Megjithatë, kufizimet e pashpjeguara ndaj llogarive të mediave të konsoliduara mbeten një shqetësim serioz për lirinë e medias: ato pengojnë shpërndarjen e përmbajtjes dhe, kur prekin njëkohësisht disa zëra me interes publik, mund të cenojnë pluralizmin dhe aksesin në informacion. Këto zhvillime janë veçanërisht shqetësuese në kontekstin aktual të ndjeshëm shoqëror dhe politik në Shqipëri, ku gazetarët dhe mediat që raportojnë mbi protestat dhe çështje të tjera me interes publik vazhdojnë të përballen me presion, retorikë armiqësore dhe përpjekje për delegjitimim nga aktorë politikë dhe publikë.

Për këtë arsye, SafeJournalists i bën thirrje Meta-s të kryejë urgjentisht një shqyrtim njerëzor të rasteve të Euronews Albania dhe Citizens.al, t’u japë të dyja mediave shpjegime të qarta mbi statusin e llogarive të tyre dhe arsyet e mosaksesimit, si dhe të rikthejë aksesin e plotë pa vonesë nëse nuk konstatohet një shkelje e bazuar e rregullave të platformës.

Në një kuadër më të gjerë, SafeJournalists i bën thirrje Meta-s të sqarojë rrethanat që çuan në heqjen dhe kufizimin e gabuar të llogarive në Shqipëri; të hetojë nëse raportime të koordinuara, abuzive ose dashakeqe nga palë të treta, përfshirë keqpërdorimin e mekanizmave për të drejtat e autorit, kanë ndikuar në ndonjë prej këtyre vendimeve; si dhe të shpjegojë se çfarë garancish ekzistojnë për të parandaluar që media legjitime, gazetarë, aktorë qytetarë dhe llogari të tjera me interes publik të penalizohen përmes manipulimit të sistemeve të raportimit të platformës. Meta duhet gjithashtu të sigurojë një mekanizëm efektiv dhe të shpejtë për shqyrtim njerëzor dhe apelim për media dhe llogari të tjera me interes publik që përballen me kufizime potencialisht të gabuara, si dhe të bëjë publik rezultatin e shqyrtimit të rasteve të fundit në Shqipëri.

Platformat, vendimet e të cilave mund të ndikojnë ndjeshëm në shtrirjen e gazetarisë dhe të shprehjes me interes publik, kanë përgjegjësinë të sigurojnë që zbatimi i rregullave të jetë transparent, proporcional dhe rezistent ndaj manipulimit, me arsye të qarta dhe mjete efektive ankimi kur ndodhin gabime.

Rrjeti SafeJournalists do të informojë aktorët përkatës kombëtarë dhe ndërkombëtarë për këtë çështje dhe do të vijojë të monitorojë situatën.

Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë – Tiranë, 5 shtator 2026

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
Shoqata BH Gazetarët
Shoqata e Gazetarëve Kroatë
Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë
Sindikata e Medias e Malit të Zi/ SAFEJOURNALIST

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?