Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...

Alket Rizai, shqiptari i dënuar për vrasje dhe i njohur për dy arratisje spektakolare nga burgjet greke, është rikthyer në qendër të vëmendjes për mënyrën se si ka përfituar vazhdimisht nga lejet e daljes nga burgu. Sipas të dhënave të raportuara në Greqi, që nga viti 2021, Rizai kishte marrë plot 16 leje për të dalë nga burgu, pavarësisht historikut të tij kriminal dhe dy arratisjeve me helikopter nga burgu i Korydallos.
Lejet e të burgosurve jepen pas plotësimit të disa kushteve ligjore. Këshilli i burgut shqyrton kërkesën dhe jep mendimin e tij, ndërsa prokurori merr vendimin përfundimtar, duke vlerësuar sjelljen e të dënuarit, qëndrimin e tij në burg dhe mënyrën se si ka respektuar lejet e mëparshme. Në rastin e Rizait, pikërisht numri i lartë i lejeve ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si është vlerësuar rrezikshmëria e tij dhe nëse sistemi ka marrë në konsideratë historikun e arratisjeve.
Sipas raportimeve, gjatë lejes së fundit Rizai u përfshi në një incident të armatosur jashtë një lokali plazhi në Saronida. Pas ngjarjes, autoritetet greke vijojnë kërkimet për të dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij.
I dënuari u ekzekutua brenda burgut
Ndërkohë, emri i Rizait është përmendur edhe në një tjetër ngjarje të rëndë të ndodhur brenda burgjeve greke. Më 18 shkurt 2026, i dënuari grek Antonis Papadatos u ekzekutua në zyrën e tij në burgun e Domokosit. Papadatos, 43 vjeç, mbahej në burg për vrasjen e Dimis Korfiatis në Zakynthos. Autoritetet dyshojnë se ai u qëllua për vdekje nga një i dënuar bullgar, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Yannis Makris në vitin 2018 në Voula.
Në momentin e ekzekutimit ndodheshin aty edhe një gardian burgu dhe Alket Rizai. Roli i shqiptarit në këtë ngjarje mbetet ende i paqartë. Rizai u bë i njohur në Greqi më 4 qershor 2006, kur u arratis nga burgu i Korydallos me një helikopter së bashku me Vasilis Paleokostas, një prej personave më të kërkuar nga autoritetet greke. Arratisja shkaktoi një valë kritikash për masat e sigurisë në burgjet greke. Por historia u përsërit më 22 shkurt 2009, kur Rizai dhe Paleokostas u arratisën sërish me helikopter nga Korydallos.
Pas arratisjes së dytë, Rizai u arrestua disa muaj më vonë, ndërsa ngjarjet e përsëritura ngritën pikëpyetje serioze mbi sigurinë e sistemit penitenciar grek.
"Kam përjetuar gjëra të tmerrshme. Kam nevojë për psikolog”. Kështu është shprehur 34- vjeçarja Merita Gr&...
Saranda, e njohur dikur si një nga qytetet më të bukura bregdetare të Shqipërisë, duket se ka rënë pre e një tran...
Gjykata e Lartë shqyrton sot çështjen që lidhet me masën e sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës,...
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) ka hapur një konkurs ndërkombëtar për transformimin e ish-bazës usht...
Dita e martë pritet të sjellë kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vendin tonë. Moti parashikohet me alternim...
Më 20 dhjetor 1959, nga Burgu i Burrelit, Hulusi Spahiu i shkroi Enver Hoxhës një letër ku denonconte trajtimin që po i bëhej at...
Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në Europë, por për konsumatorin shqiptar kostoja reale ës...
Eksperti Ervin Karamuço ka folur për historitë e arratisjeve dhe profilin e Alket Rizait. Ai thekson se arratisjet spektakolare me helikopter k...
Protestuesit që vijojnë aksionin kundër qeverisë së Edi Ramës kanë mbërritur mbrëmjen e sotme pranë Bllokut t&...
“Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”, janë këto thirrjet që jehojnë në Tiranë, gjatë marshimit të q...