AKTUALITET

Salmonelë e antibiotikë të rrezikshëm në produktet e importuara! Dokumentet zbulojnë produktin e rrezikshëm

Piranjat Përditësimi i fundit 11 September 2026, 10:58

Salmonelë e antibiotikë të rrezikshëm në produktet e

Salmonelë dhe antibiotikë të rrezikshëm janë zbuluar te mishi i importuar nga Brazili. Dokumentet e AKU-së zbulojnë ngarkesa të kontaminuara dhe ngrenë alarmin për produktet që mund të kenë përfunduar në tavolinat tona.

Tonelata mish pule dhe fileto derri të importuara nga Brazili, kanë rezultuar të infektuara me baktere të rrezikshme dhe mbetje medikamentesh.

Te mishi i pulës është konstatuar “Salmonella Typhimurium”, një bakter agresiv që shkakton helmime të rënda deri në pasoja fatale për jetën.

Ndërsa te kofshët e pulës analizat zbuluan praninë e antibiotikut të ndaluar “Doxycycline”, i cili përdoret masivisht në Brazil për të fryrë kafshët artificialisht, duke shkatërruar sistemin imunitar të njerëzve që e konsumojnë.

Të dhënat zyrtare nga  Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) të siguruara ekskluzivisht nga “Ora News”, zbulojnë një realitet alarmant të sigurisë ushqimore përgjatë viteve 2025 dhe 2026.

Analizat laboratorike në Shqipëri kanë konstatuar tonelata mish pule dhe fileto derri me rrezik të lartë për shëndetin publik.

Më konkretisht, në vitin 2025 u kapën 14 ngarkesa me fileto derri dhe mish pule të ndotura me “Salmonella” dhe “Salmonella typhimurium”, një nga llojet më agresive dhe me rrezik spitalor.

Ndërsa në vitin 2026, u bllokua fileto pule e ngrirë me “Salmonella spp”.

Një nga gjetjet më shqetësuese të vitit 2026 është rasti i mishit të pulës me origjinë nga Brazili, i cili ka hyrë në Shqipëri nëpërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky itinerar ngre dyshime të forta mbi skemat që përdorin importuesit për të kaluar rrethin e kuq të kontrolleve të mishit të drejtpërdrejtë brazilian, duke “e pastruar” dokumentacionin në porte tranzit përpara se ta sjellin në tregun shqiptar.

Vetëm përgjatë vitit 2025, Shqipëria ka bllokuar dhe ka kthyer mbrapsht 14 ngarkesa masive me mish nga Brazili.

Vlen të theksohet se në mars 2025 ngriti alarmin se tonelata mish pule i infektuar me salmonelë ishte hedhur në treg dhe konsumohej masivisht nga qytetarët.

Edhe pse AKU u vu në lëvizje pas këtij denoncimi publik, ky institucion nuk dha asnjëherë informacion të saktë dhe të plotë në lidhje me sasinë e mishit të infektuar, që u konsumua nga  qytetarët.

Bllokimi i 3 shtatorit nuk do të shënojë fundin e mishit të Brazilit në Shqipëri. Tonelata mish nga Brazili pritet të vijnë  në Shqipëri përgjatë vjeshtës dhe dimrit./Ora News

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?