AKTUALITET

Saranda pa ujë në kulmin e sezonit turistik/ Zhupa: Qyteti po mbahet peng nga struktura paralele të shtetit

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Qershor 2026, 11:06

Saranda pa ujë në kulmin e sezonit turistik/ Zhupa: Qyteti po mbahet

Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun Vlorë, Ina Zhupa, ka bërë akuza të forta, në lidhje me situatën në Sarandë.

Gjatë një interviste në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, ajo ka deklaruar se qyteti është përballur me një rritje të kriminalitetit dhe degradim të institucioneve, duke theksuar se shpesh në media mungojnë lajmet pozitive dhe dominojnë ato për ngjarje të rënda kriminale.

Sipas Zhupës, problematikat në Sarandë lidhen edhe me funksionimin e institucioneve vendore dhe qëndrore, të cilat sipas saj nuk garantojnë shërbime bazë për qytetarët duke degraduar qytetin.

Zhupa: Po, fatkeqësisht ti e përmende që në hyrje, nuk bëjmë shumë lajm shpesh për gjëra të mira, për aktivitete, për investime të mëdhaja publike. Pothuajse s’bëjmë fare lajme nga këto, po bëjmë lajme pothuajse ditore ose një në dy ditë për një vrasje, për një plagosje, për një tritol, për banda që përplasen, për sherre masive. Dhe kjo në fakt nuk ka qenë ndonjëherë fytyra e Sarandës. Është kthyer në këto tre vitet e fundit edhe nga degradimi në fakt, edhe i pushtetit qëndror, edhe i pushtetit vendor, janë pleksur t’i themi ne andej bashkë edhe funksionojnë në fakt si një bandë paralele strukturat e shtetit. Ju e patë arrestimin e shefit të komisiariatit edhe kërkimin e drejtorit tashmë të inspektoriatit lokal të IKMT-së dhe keni parasysh që të tre bashkë me këtë drejtorin e policisë bashkiake, funksiononin si një bandë më vete, si një grup më vete të strukturuar zyrtarësh që lejonin ndërtimet e paligjshme, favorizonin një bandë në krahasim me një bandë tjetër. Dhe në fakt kjo nuk duhet të ishte fytyra e një qyteti me potencial të jashtëzakonshëm turistik, me njerëz të mrekullueshëm punëtorë, me biznese të ndershme. Ka jashtëzakonisht shumë biznese të ndershme që punojnë në Sarandë. Një qytet që shtatëfishohet gjatë tre muajve të verës për nga numri i turistëve që vijnë atje, dhe nuk garanton dot as kushtet minimale. Ju e ndoqët seancën e pyetjeve, se vetëm pyetje ishte, se përgjigje nuk kishte, në Komisionin e Reformës Territoriale. Unë prita deri në fund të komisionit për të marrë fjalën, për të dëgjuar njëherë se çfarë do të thonin, pra, reklamën që do t’i bënin vetes. Dhe kur erdhi momenti që realisht do duhej t’i jepnin llogari, edhe të thonin që a është e mundur, kur ti mburresh dhe thua kam buxhetin më të lartë ndonjëherë. E në fakt e ke, sepse me ato resorte, me ato investime strategjike që janë bërë atje dhe me taksën që ata duhet të paguajnë për infrastrukturën, ti e ke buxhetin dhe me taksat që ke rritur. Si ka mundësi që në vitin 2026, një qytet i tillë, i vogël, turistik, nuk arrin dot të garantojë ujë 24 orë. Si mund t’i lësh ti qytetarët e Sarandës që të bëjnë jetën e tyre me bidona 5 litrosh nëpër Sarandë, apo turistët e Sarandës të vijnë dhe të gjejnë një qytet me ujë me orar në rastin më të mirë, me depozita. Si e lë kur mburresh për këtë gjë? Dhe Saranda është një qytet që rrethohet nga burimet ujore, që një investim minimalisht do ta kishte mbaruar këtë çështjen e ujit.

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve