AKTUALITET

‘Saranda po monopolizohet tek të pushtetshmit’, Qurku: Po sillen njerëz për ta shkatërruar e kriminalizuar

Piranjat Përditësimi i fundit 15 September 2026, 09:06

‘Saranda po monopolizohet tek të pushtetshmit’, Qurku: Po

Saranda, e njohur dikur si një nga qytetet më të bukura bregdetare të Shqipërisë, duket se ka rënë pre e një transformimi të errët.

E ftuar në ‘Kafe Shqeto’, kryetarja e PD, Matilda Qurku shprehet se referuar ngjarjeve të fundit, qyteti turistik është shndërruar në një vatër të krimit të organizuar, duke regjistruar shkallën më të lartë të kriminalitetit në vend, pavarësisht popullsisë së ulët.

Sipas saj, ky nuk është një fenomen i rastësishëm, por një projekt i mirëmenduar nga strukturat qeverisëse për ta përqendruar kontrollin e qytetit në pak duar.

Asetet kryesore të qytetit, nga bregdeti te Porti i Jahteve (Marina), peshkimi, arsimi dhe shëndetësia, raportohet se u janë dhënë oligarkëve dhe personave me precedentë të sjellë nga qytete të tjera.

Për Qurkun, ndarja e këtyre pasurive publike ngre dyshime të forta për afera korruptive dhe lidhje të thella politike, paai qëllimi pas këtij monopolizimi dyshohet të jetë asfiksimi i hapësirave publike dhe ekonomisë vendase, duke e përdorur varfërimin dhe shantazhin e qytetarëve si instrument për të siguruar vota gjatë periudhave zgjedhore.

Deklarata e plotë:

Në fakt Saranda nga qyteti i vogël, i bukur dhe magjik i turizmit, është kthyer siç tha dhe kryeprokurori në kriminalitetin më të lartë. Popullsia më e ulët me kriminalitetin më të lartë. Dhe kjo tregon qartë se çfarë po ndodh në Sarandë. Në fakt do doja sot këtu të flisja për një Sarandë të zhvilluar, me turizëm që po shkëlqen, por nuk është kështu. Saranda është kthyer në çerdhen e krimit, Saranda është kthyer në duart e krimit të organizuar, fatkeqësisht. Dhe Saranda është bërë kryefjalë e lajmeve të zeza. Fatkeqësisht kjo nuk është prej qytetarëve të Sarandës, por është prej atyre që na imponojnë edhe na i sjellin ata që qeverisin. Nëse do bësh një bilanc të gjithë drejtuesve të mëdhenj në Sarandë, që kanë në dorë fatin e këtij qyteti, asnjë nuk është nga Saranda, asnjë nuk ka lidhje me Sarandën. Kjo tregon qartë se sjellin njerëz të importuar nga jashtë, për ta shkatërruar, për ta prishur Sarandën dhe për të bërë atë që ata duan. Saranda po i nënshtrohet krimit. Është fatkeqësi kjo Flavio, por është një e vërtetë që duhet thënë sepse nëse nuk flasim të vërtetat, atëherë ato bëhen probleme edhe të mëdhaja. Kështu që çfarë dreqin po bëhet në Sarandë? Po sillen njerëz që ta shkatërrojnë Sarandën.

Nuk ndodhi rastësisht ë, nuk doli dikush nga një qytet tjetër, përgjithësisht Fieri në vitet e fundit, që të thotë që unë dua një tokë apo një ndërtim në Sarandë edhe i jepet. I jepet me synimin e qartë, që ti do marrësh këtë gjë, por për të na ndihmuar ne ta shkatërrojmë Sarandën. Dhe si shkatërrohet Saranda? Duke i marrë të gjitha pushtetet në Sarandë dhe duke bërë çdo gjë të mundshme që mos të ngelet as hapësirë, as ajër... as ajër mos të ngelet në Sarandë, që sarandjoti, ai i devotshëm që e do këtë vend e do të zhvillohet, mos të ketë asnjë mundësi. Kjo e thënë në politikë, le ta kthejmë kështu, është e qartë që kthehet në vota. Kthehet në vota, kthehet në presion ndaj qytetarit, që pushteti të vazhdojë të mbajë pushtetin, duke i kërcënuar qytetarët, duke i shantazhuar ata dhe duke i blerë votat siç i kemi parë të gjitha kohët edhe vitet e fundit në zgjedhje. Prandaj, çdo gjë bëhet me synim, nuk bëhet kot.

Si funksionon. Si kudo në Shqipëri, thjesht në Sarandë duke qenë një vend më i vogël ka edhe një bum më të madh. Të gjitha sektorët në Sarandë, jo vetëm turizmi, po të gjitha sektorët, u janë dhënë njerëzve që kanë pushtet. Janë dhënë në oligarkë edhe u janë dhënë për afera të pastra korruptive. Ju jeni e dijeni... koshient që ne kemi port, Marinën, që është dhënë, është sekuestruar nga SPAK-u si gjë por vazhdon të jetë... një pjesë duke u ndërtuar, duke bërë baza në det. Kemi peshkimin që po ashtu porti i peshkimit është duke u diskutuar për t'u dhënë... në fakt nuk është dhënë, edhe nuk është bërë publike. Kemi shëndetësinë, arsimin, në turizmin, pra kudo, politika është dhënë oligarkëve. Ndërkohë që, dakord, çfarë është duke bërë opozita? Ne si opozitë jemi duke mbledhur të gjitha faktet, jemi duke denoncuar përditë, jemi duke ushtruar presion por jemi këtu për qytetarët e për të thënë të vërtetat.

Prandaj është një marrëdhënie shumë e komplikuar dhe unë do të doja ta cilësoja vërtet si një organizatë e mirëfilltë kriminale, që ka hapur tentakulat e tij jo më në Sarandë por dhe në fshatrat përreth. Dhe situata është ajo që duket prej kaq vitesh nga opozita. Në Shqipëri duhet që të veprojnë instancat e larta. Pra, SPAK-u nuk duhet të merret më me gjëra të vogla. Ndiq paranë, është shumë e thjeshtë. Ndiq paranë, shihe që ai ka marrë një rrogë të thjeshtë, si mund të bëhet biznesmen i suksesshëm ku i gjeti? Ndërkohë që biznesmenë shumë të fuqishëm kanë arritur drejt falimentimit. Pra, ja kaq e thjeshtë është, që ti nëse do të punosh edhe ta bësh këtë vend, ndiq paranë edhe e gjen se ku është korrupsioni dhe është shumë e thjeshtë për të shkuar lart. Poshtë ndodh përditë dhe bëhet.

Thjesht duan më tepër se ç'kanë. Edhe janë sektorë... e domethënë, ta themi thjesht. Policia është për të ndaluar qytetarin e thjeshtë që lyen muret e shtëpisë, nuk është për të ndaluar shitjen e... e mallrave të ndaluar apo për të ndaluar krimin. Ju patë pak më parë në lajme që u arrestua një i shumëkërkuar i SPAK-ut gabimisht. Se po ta dinin që ishte ai, nuk e ndalonin. E ndaluan, i thanë që ishte në timon, e shoqëruan kur morën vesh kush ishte s'kishin çfarë t'i bënin. Kështu që në Sarandë jo se nuk... nuk e bëjnë dot. Nuk duan ta bëjnë në sektorë dhe në vende të caktuara. Ne kemi një polici që rreh një të arrestuar në mes të qytetarëve. Kjo tregon forcë, sepse e nxjerrin në momentin, kushdo qoftë nuk dua të merrem me rastin konkret edhe të vendos fajtor ose jo, por po flas për imazhin që u tregua.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?