AKTUALITET

'S’do ta le motrën rehat!' Dosja Nr.2 e Refit Buzit - Si kanosi në Tiranë ish-të fejuarën

Nga Elton Qyno Përditësimi i fundit 20 Gusht 2026, 09:30

'S’do ta le motrën rehat!' Dosja Nr.2 e Refit Buzit - Si

Masakra e ndodhur në muajin Korrik 2026 në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku Nertil alias Refit Buzi, vrau me armë gjahu ish-vjehrrin Kosta Plaka dhe ish-vjehrrën, Belere Plaka, ka qenë një ngjarje e paralajmëruar dhe nëse do kishte pak vigjilencë nga ana e Komisariatit të Roskovecit, ngjarja me 3 viktima do të ishte shmangur.

Në këtë krim brenda familjes, vetë autori i krim Refit Buzi vrau veten teksa ishte rrethuar nga forcat e policisë dhe efektivët e repartit special RENEA.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se para se të ndodhte tragjedia e rëndë, policitë kriminale të Fierit dhe ajo e Tiranës, kishin marrë dy denoncime shqetësuese nga ish- e fejuara e Buzit, shtetësja, Rosalinda Plaka.

Në të dyja denoncimet ajo paralajmëronte një situatë të rëndë dhe se ish-i fejuari i saj, Refit Buzi, e kërcënonte seriozisht se do e vriste.
"…do të vras nëse ndahesh prej meje…" dhe "…nuk ke për të jetuar asnjë ditë e qetë nëse të shoh me dikë tjetër…".

Gjithashtu, Refit Buzi, ka tentuar t'a dërgojë me forcë dhe me kërcënime në hotel. Pasi i ka treguar për ngjarjen të vëllait të saj, sipas denoncimit, Refit Buzi, e ka kërcënuar edhe atë me fjalët: "...nuk do t'a lë motrën rehat…".

Sipas dosjes hetimore, për denoncimin e bërë në policinë e Tiranës nga Rozalinda Plaka, uniformat blu në muajin Nëntor 2025, kanë arrestuar Refit Buzin. Ai është lënë në masën e “arrestit në burg” për akuzën e “Kanosjes” dhe “Përndjekjes”.

Megjithëse apeloi vendimin duke kërkuar një masë më të butë sigurie si “arrest shtëpie” apo “detyrim paraqitje”, gjykata e Apelit Tiranë nuk i ka plotësuar dëshirën Buzit. Pasi në 22 dhjetor 2025 ka vendosur të miratojë vendimin e Gjykatë së Shkallës së Parë, duke e lënë në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Nuk dihet ende se në çfarë rrthana ka dalë nga burgu Refit Buzi, por ka indicie dhe të dhëna se një gjyqtar në gjykatën e Tiranës, ka ndryshuar masën e sigurisë të tij, duke e liruar nga burgu.

Dosja

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetari Elton Qyno, ngjarja është rregjistruar në 17 Nëntor 2025, rreth orës 19:00, pasi salla operative ka marrë njoftim se një shtetase që ndodhej në Bulevardin "Bajram Curri", kërkonte ndihmën e policisë pasi ishte kanosur me armë nga ish-i dashuri i saj, Refit Buzi.

Policia e ka vlerësuar menjëherë denoncimin dhe ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë, Refit Buzin. Por në momentin e arrestimit ky person u ka deklaruar policëve se bëhet fjalë për një pistoletë lodër.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në autostradën Tiranë - Elbasan, sapo mbaron tuneli, pranë daljes së parë, është gjetur një send plastik i dëmtuar dhe i çmontuar, në dukje armë.

Lidhur hetimet për ngjarjen, është marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale dhe në kallëzimin e saj, Rosalinda Plaka ka deklaruar se ish i fejuari i saj, Refit Buzi, e përndjek dhe e kërcënon vazhdimisht, duke i krijuar një gjendje ankthi, pasigurie dhe frike.

Sipas saj para 2 muaj ky person ka hapur një adresë fallco me fotot e tyre dhe e ka kërcënuar që ta kontaktonte ndryshe do t'a degjeneronte. 

Ka pranuar që të takoheshin dhe kur janë takuar ai e ka futur në makinë duke e kërcënuar me fjalët: "…do të vras nëse ndahesh prej meje…" dhe "…nuk ke për të jetuar asnjë ditë e qetë nëse të shoh me dikë tjetër…".

Gjithashtu, ka tentuar t'a dërgojë me forcë dhe me kërcënime në hotel. Pasi i ka treguar për ngjarjen të vëllait të saj, Refit Buzi e ka kërcënuar edhe atë me fjalët "..nuk do t'a lë motrën rehat…".

Në vijim, Refit Buzi, i ka dërguar video intime shoqëruar me kërcënimin se do t'i publikonte në rrjetet sociale. Çdo ditë i dërgon mesazhe ofenduese dhe kërcënuese, duke e bërë të ndihet e pasigurtë për jetën e saj.

Ndërkohë në datë 16 Nëntor 2025, ndërsa ka qenë duke pirë kafe së bashku me kunatën e saj në lokalin ku punon dhe i vëllai, aty ka shkuar dhe Refit Buzi, i cili me ton kërcënues i ka thënë: "…nëse nuk vjen të më takosh do bëj ekstremin në lokal…".

I vëllai i saj i ka kërkuar që të largohet, por ai në prani të tij e ka kërcënuar se nuk do të kishte asnjë ditë të qetë dhe nëse do t'a denonconte kur të dilte nga burgu do t'a vriste.

Për situatën e krijuar Rosalinda, ka njoftuar dhe familjarët e Refit Buzit, të cilët i kanë thënë se nuk kishin dijeni që ai ishte në Tiranë, pasi prej gati 15 ditësh u kishte thënë se shkonte në Kosovë. 

Ato i kanë kërkuar që të mos bënte denoncim pasi do të flisnin me të që të mos e bezdiste më. Pas këtij komunikimi me familjarët e Refit Buzit, ky i fundit e ka marrë në telefon dhe e ka kërcënuar me fotot nudo që do t'i publikonte në internet.

Më 17 nëntor 2025, rreth orës 10:30 tek hyrja e pallatit ka konstatuar ish të fejuarin, Refit Buzi, i cili e kapi prej krahu atë i kërkon kunatës së saj të largohej pasi kishte diçka për të sqaruar.

Kur ai e ka tërhequr, tek beli i tij ka konstatuar një armë. Ka ndjerë frikë pasi më pare ai e kishte kërcënuar që do t'a shkrepte.

Ndërkohë i pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet, Refit Buzi, ka deklaruar se ka kërkuar të takohet me ish të fejuarën, për t'i kërkuar, një shpjegim për arsyen e ndarjes pasi kishin qenë tetë vite bashkë.

Për këtë moment është pyetur dhe në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, edhe kunata K.K, e cila ka deklaruar se më 17 nëntor 2025 tek hyrja e pallatit kanë parë Refit Buzin, i cili i drejtohet kunatës së saj me fjalët: "…për kokë të Malos do t'a shkrep….".

Më pas e ka kap kunatën e saj për nga krahu dhe me dorën tjetër ngre xhupin dhe tregon armën. Të dyja janë ndjerë të frikësuara dhe në rrezik për jetën. Më pas Refit Buzi, e ka tërhequr kunatën e saj për nga krahu, ndërsa ajo bërtiste dhe qante, dhe i thonte: "…do flasim qetësisht, mos bërtit se ka njerëz dhe po na shikojnë, do t'a shkrep armën…".

Për këtë ngjarje është marrë në pyetje dhe i vëllai i Rosalindës i cili ka deklaruar se motra e tij njihej prej 8 vitesh me Refit Buzin, i cili para një viti është kthyer në Shqipëri. E motra i kishte thënë që e kërcënonte nëpërmjet telefonit që mos të ndaheshin dhe se e shantazhonte me publikimin në internet të videove intime.

Më 16 nëntor 2025 atë e ka marrë në telefon Refit Buzi dhe i ka kërkuar të takoheshin. Në rast se nuk do të shkonte ai do të vriste veten.
Kur janë takuar e ka parë që nuk ishte mirë mendërisht dhe i ka thënë që të shkonte tek shtepia e prindërve në Fier për t'u qetësuar. 

Ndërsa më datë 17 nëntor 2025 e motra e ka marrë në telefon dhe i ka treguar për ngjarjen. Lidhur me këtë ngjarje policia dhe prokuroria e Tiranës kanë ngritur 2 akuza për Refit Buzin si “Përdjekja” dhe “Kanosja”.

Prokurori i çështjes e ka cilësuar Buzin si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi veprën penale për të cilën ai dyshohet paraqet rrezikshmëri të theksuar shoqërore.

Por pavarësisht kësaj, nuk kaloi shumë kohë dhe Buzi arriti të dalë nga qelia, duke sjellë më pas vrasjen e dy prindërve të Rozalindës, marjen peng të saj dhe më pas vrasjen e vetes

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...