Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

“S’dorëzohem, 10 ngarkesa në javë përballoj”/ Komunikimet mes Shpëtim Aliut dhe Eldi Dizdarit që nxorën zbuluar grupin që...

P
Piranjat28 June 2026, 18:18 · 3 min lexim
“S’dorëzohem, 10 ngarkesa në javë

“Nuk dorëzohem unë jo, dhe me 20 punë”, “jo tre po 10 në javë i përballoj”! Ky është një nga komunikimet që Eldi Dizdari ka me Shpëtim Aliun, kreun e një organizate kriminale që furnizonte me kokainë të paktën 4 grupime shqipfolëse.

Në komunikimet mes dy të shumëkërkuarve që janë zbardhur në dosjen e SPAK, Dizdari i kërkon Aliut nisje kokaine pa limit, pasi mund ta presë në Europë, deri në 10 tonë kokainë.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Eldi Dizdari porosiste sasi të mëdha kokaine nga Aliu, fakt që konfirmohet se vetëm brenda pak ditësh ai i ka transferuar kreut të organizatës të paktën 8 mln euro drejt Ekuadorit.

Sipas SPAK, Dizdari ka bashkëpunuar me Aliun dhe Armando Pacanin për organizimin e dërgesave me kokainë nga Ekuadori drejt porteve evropiane.

Hetimet kanë zbuluar përmes komunikimeve në aplikacionin e koduar Sky ECC se Shpëtim Aliu kishte rolin e siguruesit dhe organizatorit të nisjes së ngarkesave me kokainë për llogari të Dizdarit.

Ky i fundit kërkon vazhdimisht nisjen e sasive të mëdha të kokainës, duke u zotuar se ka mundësinë t’i nxjerrë nga portet, ndërsa i kujton se ngarkesat mund të nisen me çdo metodë fshehjeje.

Krahas Dizdarit e Pacanit, si dhe Sokol Bibajt, Shpëtim Aliu bashkëpunonte ngushtë edhe me Dritan Gjikën, një prej emrave më të rëndësishëm të botës së narkotrafikut.

SPAK thotë se nga zbardhja e komunikimeve, si Gjika ashtu edhe Aliu janë të rëndësishëm në hierarkinë e organizatës kriminale. Rezulton se Dritan Gjika siguronte kokainë, ndërsa Aliu garantonte nxjerrjen e sigurt të ngarkesave nga porti i Ekuadorit.

Të dy, sipas SPAK, kishin arritur deri aty sa të korruptonin edhe zyrtarë në Ekuador. “Këtu na shohin të gjithë si dollar”, shkruan Aliu në drejtim të Dritan Gjikës, duke shprehur shqetësim se kishte bërë shpenzime për pagesat e korruptimit të zyrtarëve.

Pjesë e organizatës së Shpëtim Aliut janë edhe dy nipat e tij: Oklid Ej Ouejdi alias Oklid Aliu alias Oklid Dalipi dhe Naldi Yzeraj.

Ej Ouejdi, sipas SPAK, është përgjegjës për aktivitetin kriminal në Europë.

Salvatore alias Shpëtim Aliu furnizonte me kokainë disa grupe kriminale të drejtuara nga Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, Armando Pacani, Sokol Bibaj dhe Dritan Gjika. SPAK goditi perandorinë e Aliut duke firmosur 10 urdhër-arreste, ndërsa u sekuestruan pasuri me vlerë 150 mln euro.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.