Seanca gjyqësore për Erion Veliaj, avokati Plarent Ndreca mbërrin në GJKKO

Sot mbahet seanca e radhës e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj në GJKKO. Avokati i tij, ish deputeti i PS Plarent Ndreca është paraqitur në gjykatë.
Veliaj ndodhet në paraburgim që prej shkurtit të vitit të kaluar. Seanca e fundit gjyqësore ndaj tij u zhvillua më 3 prill, ku treshja gjykuese i dha 2 javë kohë avokatit Ndreca të njihet me dosjen hetimore.
Në seancën e shkuar, biznesmeni Elman Abule, Mirton Lika dhe ish deputetja socialiste Klotilda Bushka kërkuan ndarjen e çështjes dhe gjykimin nga një gjykatë tjetër dhe jo GJKKO. Avokati i Bushkës pretendoi se çështja duhet të shqyrtohet nga një gjykatë tjetër për shkak se ajo nuk është më deputete.
Krahas Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, të pandehur janë marrë për këtë dosje edhe 28 persona dhe shoqëri të tjera. Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në masë arresti me burg prej 10 shkurtit të vitit 2025.
Ndaj tij janë ngritur akuzat për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
Lexo edhe
AKTUALITET
SPAK godet grupin e trafikut të drogës, firmosen 10 urdhërarreste

Rasti u denoncua nga Piranjat/ Erion Braçe paraqitet në GJKKO pas akuzës për shpifje

“7 mijë euro ora e helikopterit”, zjarrfikësi analizon situatën te kompleksi “Arlis”: Ishte një katrahurë

Digjen dy automjete, dyshimet e para

Pallati u përfshi nga flakët, banorja në lot teksa sheh godinën e shkrumbuar

Nga sot autobusët reduktohen me 40%, stacionet mbushen plot me qytetarë në pritje

Energjia, 18 HEC-e dalin nga marrëveshja me shtetin për të shitur në treg të lirë

Shqipëria, “kampione” në rajon për rritjen e çmimeve në dekadën e fundit, sipas fuqisë blerëse





