Sarandë, tre persona plagosen me thikë pranë shëtitores
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur me ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur me ...
Kastriot Haskaj dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit për llogari të Prokurorisë Fier në lidhje me një ç&eum...
Ekipet mbrojtëse të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar se do të apelojn&...
Protestuesit janë mbledhur mbrëmjen e sotme pranë Bllokut të Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, ku ndodhen qytetar&e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në takimin e zhvilluar nga dega lokale në Krujë, ka folu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në Kuvendin e degës së Krujës. Gjatë fjalës së mba...
Eno Agasi është arrestuar ditën e sotme nga policia. Eno Agasi është kushëriri i Ergys Agasit, i cili u arrestua disa javë m&...
I dërguari i presidentit Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell, reagoi ashpër pas vendimit të Gjykatës ...
Thashethemet për një kalim të Erling Haaland te Real Madridi vazhdojnë të qarkullojnë, ndërsa gazetari Ruben Martin beson s...
Pasi kanë kapur mat në rrugët e Tiranës Belinda Ballukun dhe Taulant Ballën, protestuesit këtë herë janë për...

Shoqata ProEksport Albania (PEA) ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme ku ka përsëritur kërkesën ndaj qeverisë për miratimin e një pakete me 8 masa mbështetëse për sektorin e manifakturës (sidomos fasonin).
Në nisje të fjalës së tij kryetari i PEA Edvin Prençe tha se sektori po përballet me një krizë të paprecedentë në këto 30 vite, e shkaktuar nga efektet e kursit të këmbimit, pa asnjë mbështetje konkrete nga ana e qeverisë.
“Sot nuk jemi këtu për të përsëritur problemet, ato tashmë janë të njohura. Sot jemi këtu për të përcaktuar një qëndrim. Ky sektor përfaqëson dhjetëra mijëra vende pune në vend.
Çdo dobësim i tij nuk është vetëm problem biznesi, është problem social dhe ekonomik. Sektori po përballet me një krizë të paprecedentë në këto 30 vite, e shkaktuar nga efektet e kursit të këmbimit, pa asnjë mbështetje konkrete nga ana e qeverisë.
Edhe pas paraqitjes së kësaj situate në Komisionin e Ekonomisë, reagimi mungon. Prej muajsh, sektori ka folur. Sot, sektori po pozicionohet.
Kjo asamble shënon një vijë ndarëse. Nga ky moment, kjo nuk është më një çështje individuale e bizneseve të veçanta.
Është një çështje e përbashkët e gjithë sektorit. Kjo asamble nuk është vetëm për të diskutuar, por për të informuar mbi hapat konkrete të ndërmarra në këtë situatë të jashtëzakonshme dhe për të unifikuar qëndrimin e sektorit në vijim.
Dhe si e tillë, përgjigjja do të jetë e koordinuar. Ne kemi qenë të qartë në kërkesat tona. Ne kemi qenë të hapur për dialog. Por sot po themi qartë: mungesa e reagimit nuk mund të jetë më një opsion i pranueshëm.
Ky nuk është më një apel. Ky është një pozicion. Nga kjo asamble do të dalë një drejtim i qartë për hapat në vijim dhe përgatitje për veprime konkrete në mbrojtje të sektorit. Ne nuk kërkojmë përplasje. Por nuk do të pranojmë më as heshtje.
Nëse nuk ka reagim, do të ketë reagim nga sektori. Ky është mesazhi i kësaj asambleje. Dhe ky mesazh do të pasohet me veprim”.
Paketa e masave e propozuar nga sektori pak ditë më parë i është dërguar edhe deputetëve të Komisionit të Ekonomisë, ku kërkohet ndër të tjera është kërkuar:
Rritja e tavanit të TAP në bazë të pagës minimale – Rillogaritja e TAP për pagat (taksimi të fillojë nga paga minimale dhe jo nga 35,000 lekë) Rimbursimi i kontributeve për gjithë stafin për periudhën 9-mujore; Mekanizëm fiskal kompensues mbi vlerën e shtuar reale të eksportit Rikthimi dhe dyfishimi i fondit të AIDA për Grante për teknologji dhe inovacion; Rritja e koeficientit të amortizimit nga 20 deri 40% për pajisje dhe makineri prodhimi etj./Monitor
Furnizimi me naftë në vend është në rrezik. Pas vendimit të djeshëm të Bordit të Transparencës, që...
Operacioni po zhvillohet nga Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile në Bashkinë Lezhë dhe Policin&eu...
Numri i ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta u rrit shumë pak në vitin 2024 me vetëm 1 për qind në rapor...
Në një ekonomi normale, marrëdhënia mes qeverisë që synon të mbledhë taksa, biznesit që kërkon të maksi...
Pas publikimit të Piranjave News për skandalin tek ''Syri i Kaltër'', një tjetër denoncim ka ardhur në redaksinë tonë,...
Gazetarja franceze e “Lë Point” i bën një pyetje direkte Ramës. Thelbi i saj është nëse Qeveria Shqiptare ka tr...
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë prej vitesh ka dalë nga funksioni i saj dhe është kthyer në një burg librash. Ato ma...
Vala e re e emigracionit masiv që ka përfshirë vendin po reflektohet në numrin e lartë të shtetësive që po marrin shqi...
Piranjat News kanë mësuar detaje të reja për skandalin në zonën e Syrit të Kaltër.Pas publikimit të denoncimit t&...
Daily Mail ka publikuar fotot në sallën e gjyqit të vrasësit me pagesë të biznesmenit Ardian Nikuljat, Ruben Saraiva, i cili u d...