AKTUALITET
Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë në plazhin e Golemit

Edhe pse jemi në mesin e sezonit veror, këto pamje tregojnë plazhin e Golemit, ku hapësira publike është zaptuar në mënyrë të paligjshme. Subjekte të ndryshme kanë vendosur çadra dhe shezlongë pa leje nga autoritetet përkatëse.
Pas konstatimit të shkeljeve, Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke hequr dhe sekuestruar 116 çadra dhe 232 shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme nga 3 shtetas.
Gjithashtu, policia ka proceduar penalisht këta tre shtetas, duke referuar materialet në Prokurori për veprën penale të zaptimit të hapësirës publike.
Pas aksionit të policisë, hapësira publike në plazhin e Golemit iu rikthye sërish përdorimit nga pushuesit. (
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRAT/ Detaje nga aksidenti në Portin e Durrësit, si e shtypi shoferi i kamionit kolegun nga Kosova

Shkeljet në tenderë me vlerë 1 mln euro, GJKKO shpall dënimin për gjashtë zyrtarët e bashkisë Divjakë

E rëndë në Durrës, kamioni përplas për vdekje këmbësorin në Port, humb jetën 62-vjeçari nga Kosova

E rëndë në Korçë! Nëna po kalonte te vijat e bardha, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur brenda

I pandehur nga SPAK për korrupsion zgjedhor, Kristian Shkreli mohon akuzat në gjykatë: Nuk kam premtuar asgjë në këmbim të votës

Aksident në unazën e Patosit, plagoset një grua dhe fëmijët

Hetimi për tenderat e oksigjenit/ Sekuestrimi i telefonit nga SPAK, Kushtetuesja dërgon çështjen e Vladimirov në Gjykatën e Lartë

SPAK kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës





