AKTUALITET

Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ku renditet Shqipëria

Piranjat Përditësimi i fundit 12 May 2026, 08:26
Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë në Ballkanin Perëndimor po hyn në një fazë të re rritjeje. Ky proces konvergjence me standardet e Bashkimit Europian po diktohet nga një sërë faktorësh strukturorë që Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i ka konsideruar si kritikë për qëndrueshmërinë afatgjatë.

Sipas bazës së të dhënave të Fondit, Serbia dhe Mali i Zi kryesojnë listën me të ardhurat më të larta për frymë, përkatësisht me 17,252 dhe 16,377 dollarë sipas projeksioneve të këtij viti. Ky dominim shpjegohet me suksesin e Serbisë në thithjen e industrive prodhuese dhe modernizimin e infrastrukturës, ndërsa Mali i Zi përfiton nga pozicionimi si një qendër elitare e turizmit mesdhetar.

Shqipëria, sipas projeksioneve, pozicionohet e treta në rajon me 12,493 USD për frymë, duke tejkaluar Maqedoninë e Veriut (11,967 USD) dhe Bosnjë-Hercegovinën (10,701 USD). Ecuria e Shqipërisë lidhet me disiplinën fiskale dhe zhvillimet pozitive në sektorin e turizmit. Kosova parashikohet të arrijë në 8,958 USD të ardhura për frymë këtë vit duke u renditur e fundit në Rajon. Për Kosovën FMN vë re një potencial të lartë rritjeje nëse vazhdohet me përmirësimin e ambientit të biznesit dhe investimet në kapitalin njerëzor, veçanërisht në sektorin e teknologjisë.

Perspektiva 2031 në përmirësim për të gjitha vendet

Në horizontin pesëvjeçar 2026–2031, FMN parashikon një përshpejtim të rritjes për të gjitha ekonomitë e rajonit. Serbia pritet të arrijë shifrën 25,291 USD për frymë në vitin 2031, duke u shndërruar në liderin e padiskutueshëm ekonomik të rajonit.

Kjo rritje pritet të mbështetet nga integrimi më i thellë në zinxhirët e furnizimit të BE-së. Mali i Zi pritet të ndjekë me 21,214 USD për frymë, ku stabiliteti makroekonomik do të jetë kyç për të ruajtur flukset e investimeve.

Për Shqipërinë, FMN parashikon një nivel të ardhurash për frymë prej 17,353 USD në vitin 2031. Kjo rritje mbështetet nga vazhdimësia së reformave institucionale ndikimin pozitive të reformave dhe fondeve të para-anëtarësimit në BE. Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina parashikohen të arrijnë respektivisht 16,354 USD dhe 14,084 USD, ndonëse FMN paralajmëron se rreziqet gjeopolitike dhe çmimet e energjisë mund të diktojnë luhatje.

Kosova pritet të arrijë në 12,483 USD, duke shënuar rritjen më të madhe në përqindje, çka dëshmon një proces të shpejtë “catching-up” me fqinjët.

Viti 2026 shënon një pikë kthesë ku diferencat mes vendeve të rajonit bëhen më të prekshme.

Retrospektiva 2010–2026, si u rriten te ardhurat në Rajon

Duke analizuar periudhën 2010–2026, të dhënat historike të FMN-së tregojnë një rrugëtim shpesh të vështirë. Në vitin 2010, rajoni ishte ende nën efektet e krizës financiare globale, me Shqipërinë që regjistronte vetëm 4,098 USD për frymë. Gjatë kësaj periudhe 16-vjeçare, Shqipëria ka arritur të dyfishojë të ardhurat e saj, kryesisht nga forcimi i monedhës vendase dhe prurjet nga jashtë dhe rritjes në sektorin e turizmit.

Rritja më e qëndrueshme është vërejtur te Serbia dhe Mali i Zi, të cilët kanë pasur baza fillestare më të forta. Megjithatë, viti 2020 shënoi një pikë kritike për shkak të pandemisë, ku FMN nënvizoi se vetëm vendet me rezerva fiskale të forta arritën të rimëkëmbeshin shpejt. Rimëkëmbja pas-pandemike ka qenë më e fortë se pritshmëritë fillestare, duke i lejuar rajonit të hyjë në vitin 2026 me një bazë më të sigurt. Ky maturim ekonomik, i monitoruar nga afër prej Fondit Monetar Ndërkombëtar, sugjeron se Ballkani Perëndimor po lë pas epokën e tranzicionit për të hyrë në një fazë të konsolidimit të mirëqenies.

Nga viti 2010 deri në projeksionet e detajuara për vitin 2031, rajoni tregon një trajektore rritëse, ku çdo vend ka mobilizuar burime specifike. Shqipëria, sipas analizave të FMN-së, ka treguar një rezistencë të lartë falë performancës së sektorit të turizmit dhe rritjes së investimeve në ndërtim, të cilat kanë shërbyer si motorë kryesorë.

Në Serbi, FMN vëren se politikat e mbrojtjes së investimeve të huaja direkte dhe zgjerimi i bazës industriale kanë krijuar një distancë domethënëse me fqinjët. Mali i Zi, nga ana tjetër, mbetet i varur nga shërbimet, por po diversifikon portofolin përmes energjisë së rinovueshme.

Për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, FMN thekson rëndësinë e reformave në tregun e punës dhe rritjen e produktivitetit për të përballuar sfidat demografike. Këto trajektore tregojnë se rajoni po kalon nga një fazë e rritjes së bazuar në konsum, drejt një rritjeje më të qëndrueshme të bazuar te eksportet dhe investimet, çka reflektohet në shifrat optimiste të dekadës së ardhshme./Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?