Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s...
AKTUALITET

Sërish ndryshime, Hita hap garën për tre departamentet kyçe të Policisë së Shtetit

P
Piranjat 6 July 2026, 16:14 · 2 min lexim
Sërish ndryshime, Hita hap garën për tre departamentet

Pas ndryshimeve të drejtorëve të policisë në qarqe, Skënder Hita ka nisur edhe lëvizjet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të rienergjizuar organizatën.

Pas 4 vitesh me të njëjtin drejtues, Hita pritet të bëjë ndryshim në departamentin e Policisë Kriminale, që cilësohet si numri dy në policinë e Shtetit dhe që drejtohet që prej 1 gushtit 2022 nga Neritan Nallbati, të cilit i ka përfunduar mandati. Emri më potencial për të marrë drejtimin e këtij departamenti është Ervin Hodaj, drejtori aktual i komanduar i Policisë së Durrësit.

Po ashtu Hita ka hapur garën edhe për departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, që prej vitit 2020 drejtohet nga Pëllumb Seferi. Për departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare pritet të kandidojë Idajet Faskaj.

Edhe për departamentin e Kufirit dhe Migracionit pritet të kemi ndryshime, i cili prej një viti drejtohet nga Saimir Muça, i emëruar kur kryepolic ishte Ilir Proda.

Pas mbylljes së garës në këto tre departamente, Hita pritet të bëjë edhe ndryshime edhe në qarqet ku ende nuk ka ndryshuar drejtuesit, atë të Beratit, Elbasanit, Korçës, Gjirokastrës dhe Durrësit, pasi drejtori i komanduar në këtë qark Ervin Hodaj pritet të jetë kandidat potencial për të marrë drejtimin e Policisë kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.