Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich...
POLITIKE

Sesioni i ri parlamentar nis nën ethet e protestave, Lika: Ditën e parë të Kuvendit do të jemi aty

P
Piranjat24 August 2026, 20:56 · 2 min lexim
Sesioni i ri parlamentar nis nën ethet e protestave, Lika: Ditën e

Aktivisti Edison Lika ka deklaruar se protestat kundër qeverisë do të vijojnë edhe në shtator, duke kundërshtuar çdo ndryshim të mundshëm në përbërjen e kabinetit qeveritar. Lika tha se kryeministri Edi Rama mund të zgjedhë të ndryshojë ministrat apo të sjellë “fytyra të reja”, por sipas tij, kjo nuk zgjidh problemin e protestuesve.

Duke iu referuar paralajmërimeve për një qeveri me “fytyra të reja” në shtator, Lika tha se protestuesit nuk pajtohen me një ndryshim të tillë. Sipas tij, protesta synon një ndryshim më të thellë politik dhe institucional. Ai paralajmëroi gjithashtu se protestuesit do të jenë të pranishëm në nisjen e sesionit të ri parlamentar në shtator.

“Kanë shkuar disa pleq që e presin në Pogradec, por i themi ka një bulevard që e pret prej 3 muajsh. Kërkojmë dorëheqjene  Ramës dhe qeverisë sepse prej 3 muajsh nuk është më kryeministri jonë. Kmei dëgjuar shumë fjalë që bashkë me një program të ri në shtator do të vijë një qeveri me fytyra të reja por ne nuk jemi dakord.

Kriminelët e qeverisë Rama mund të ndryshojnë look-un, por jo përmbajtjen, janë dhe kanë qenë qeveri kriminale. I themi Ramës, që edhe nëse e ka ndarë mendjen për Make Up në shtator, nuk të bën më punë me këtë popull.

Ky popull ka dalë në shesh, për të ndryshuar sistemin. Ne i themi që kjo protestë nuk tërhiqet, sikur ti të nxjerrësh kë të duash. Problemi je ti, me këtë sistem që ke ndërtuar dhe me media të kapura, krim të organizuar dhe oligarkë.

Në shtator nis Parlamenti. Ne i themi që kemi një muaj në shesh që e presim ditën e parë të parlamentit. Ne do jemi aty për t’i themi secilit që nuk na përfaqësoni”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.