Shakira nuk kalon pa u vënë re, pikaset me partnerin e ri! Në një lidhje me aktorin meksikan?

Shakira është rikthyer në vëmendjen e mediave rozë pas raportimeve se është parë së fundmi në shoqërinë e aktorit meksikan Manuel Garcia-Rulfo në Los Anxhelos.
Sipas mediave ndërkombëtare, takimi mes tyre ka nxitur menjëherë spekulime për një afrim të mundshëm romantik. Garcia-Rulfo njihet për rolin e tij në serialin e njohur “The Lincoln Lawyer”, ku interpreton personazhin kryesor.
Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga asnjëra palë, paraqitja e përbashkët ka mjaftuar që rrjetet sociale dhe mediat e showbiz-it të aludojnë për një histori të re dashurie. Prej ndarjes së bujshme nga ish-futbollisti Gerard Piqué, me të cilin ka dy fëmijë, Shakira ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e saj private, duke zgjuar interes të madh të publikut dhe mediave.
Për momentin, mbetet e paqartë nëse takimi në Los Anxhelos ka qenë thjesht miqësor apo fillimi i një romance të re, ndërsa fansat po ndjekin me kuriozitet çdo zhvillim të ri.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Shakira ndez thashethemet për një romancë të re, shfaqet në Los Anxhelos me aktorin e “The Lincoln Lawyer!”

Robert De Niro: Të duash Amerikën është si një bashkëshort i abuzuar që thotë se e do abuzuesin e tij

U godit me thikë për vdekje, detaje nga vrasja e këngëtarit Talay Riley! Çfarë zbuloi autopsia

Edi Manushi ndërpret emisionin dhe kërkon ta çojnë Mateo Borrin në shtëpi: Jam i shqetësuar...

Zbulohet çifti më i ri në showbiz? Dy aktorët shihen teksa shkëmbejnë puthje mes njëri-tjetrit

FOTO/ Hati kapet në shoqërinë e një djali misterioz, nisën aludimet për një romancë të re

‘I ka bërë autogol vetes’, komenti i Meritonit për Luizin sjell reagimin e menjëhershëm të këngëtarit

Arbana Osmani largohet nga “Ferma VIP”? Mungesa në festën finale ndez aludimet





