Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Sulmi kibernetik iranian ndaj Postës Shqiptare, AKSK: Nuk janë identifikuar të dhëna të enkriptuara apo të fshira

P
Piranjat26 March 2026, 16:33 · 3 min lexim
Sulmi kibernetik iranian ndaj Postës Shqiptare, AKSK: Nuk janë

Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kiberentike ka reaguar lidhur mbi sulmin kibernetik të organizatës iraniane Homeland Justice ndaj Postës Shqiptare. Me anë të një deklarate, AKSK thekson se nuk janë identifikuar të dhëna të enkriptuara apo të fshira dhe nuk janë konstatuar ndërprerje të shërbimeve si pasojë direkte e këtij incidenti.

Si pjesë e masave parandaluese dhe për të mundësuar një analizë teknike të plotë, AKSK bën me dije se disa shërbime u nxorën përkohësisht jashtë funksioni nga Posta Shqiptare, me rekomandimin e Autoritetit. Aktualisht, të gjitha shërbimet për publikun janë rikthyer dhe janë plotësisht funksionale.

Deklarata:

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike informon publikun se, më 25 mars 2026, u identifikua një incident kibernetik që preku infrastrukturën e teknologjisë së informacionit të Postës Shqiptare.

Bazuar në vlerësimin paraprak, nuk janë identifikuar të dhëna të enkriptuara apo të fshira dhe nuk janë konstatuar ndërprerje të shërbimeve si pasojë direkte e këtij incidenti.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, Autoriteti aktivizoi të gjitha procedurat e parashikuara në protokollet e reagimit ndaj incidenteve, duke ngritur një grup të posaçëm pune të përbërë nga ekspertë të sigurisë kibernetike. Ky grup nisi menjëherë punën në koordinim të ngushtë me stafin teknik të Postës Shqiptare, duke u fokusuar në:

kryerjen e një analize të thelluar të incidentit dhe verifikimin e çdo komprometimi të mundshëm;
identifikimin e treguesve të komprometimit (IOC);
analizimin e logjeve dhe ngjarjeve në sistemet kritike;
izolimin dhe sigurimin e sistemeve për të parandaluar çdo ndikim të mëtejshëm.

Si pjesë e masave parandaluese dhe për të mundësuar një analizë teknike të plotë, disa shërbime u nxorën përkohësisht jashtë funksioni nga Posta Shqiptare, me rekomandimin e Autoritetit. Aktualisht, të gjitha shërbimet për publikun janë rikthyer dhe janë plotësisht funksionale.

Ndërkohë, disa të dhëna që dyshohet se janë nxjerrë jashtë sistemit kanë qarkulluar në burime të hapura dhe aktualisht po verifikohen për autenticitetin dhe origjinën e tyre. Në këtë fazë, vëllimi i të dhënave që mund të jenë ekspozuar vlerësohet i kufizuar.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dënon çdo akt që cenon infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbetet i përkushtuar për të garantuar integritetin, konfidencialitetin dhe disponueshmërinë e sistemeve të teknologjisë së informacionit në Republikën e Shqipërisë.

Autoriteti do të vazhdojë të informojë publikun në mënyrë transparente për zhvillimet e mëtejshme dhe do të publikojë një raport përfundimtar pas përfundimit të analizës.

Për informacion zyrtar, qytetarët dhe mediat këshillohen të mbështeten ekskluzivisht në kanalet zyrtare të komunikimit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.