“Shëroj magjinë, lidh fejesa dhe martesa”, qytetari denoncon mashtrimin: Gënjen se shëron sëmundjet në emër të zotit!

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranja News, për mashtrimin e qytetarëve me prishje magjie, mundësimin e fejesave, martesave, prishjen e syrit të keq, shërim të fëmijëve që nuk flasin, të gjitha këto në emër të “Allahut. Por si qëndron e vërteta?
E njohur me emrin “Nëna Naile”, pretendon se është me aftësi shëruese, të gjitha këto duke keqpërdorur besimin fetar, por që në të vërtetë nuk ka asnjë lidhje me fenë myslimane.
“Shikoni çfarë bëhet. nëna Naile zhvat njerëzit se mund ti shërojë nga ankthi, depresioni, fejon dhe marton njerëz që nuk kanë fat në dashuri. Hiqet si shëruese me fuqi nga perëndia, por që nuk ka asnjë lidhje me fenë myslimane, ju lutem publikojeni rastin. Kjo është e ndaluar në kuran dhe është e dënueshme”, shkruan qytetari.
Shumë persona i janë drejtuar për zgjidhjen e problemit të tyre tek nëna Naile por denoncimi i rastit të tillë shërben për demaskimin e saj që mashtron me shërim sikur të ishte me fuqi të mbinatyrshme. Një skandal që duhet të ndiqet nga autoritetet ligjzbatuese.
“Prishja e magjisë dhe zhbllokim i personit shtatë nyje të lidhura për fatin e kësaj vajzës, Allahu shkatërroftë atë që e ka bërë dhe lehtësoftë këtë vajzë brenda katër javëve të fejohet”, premton nëna Naile.
Por e vërteta është krejt ndryshe, në Kuran ndalohen rituale të tilla, madje janë të dënueshme dhe në kundërshtim me parimet bazë. Personat që pretendojnë se kanë veti shëruese, largimin e magjisë, lidhje fejesash dhe martesash konsiderohen mashtruese që janë të lidhur me krijesa demonike.
Në një rast tjetër, nëna Naile pretendo se zgjidh problemin e ankthit, mendimet negative, problemin me frymëmarrjen mjafton duke shkrirë pak plumb në një garuzhde dhe ia jep për të pirë personit të sëmurë.
“Pastrojmë stresin, ankthin, problemet me frymëmarrjen, mendimet negative, shërojmë magjinë, dhimbjet e kokës e lukthit”, shprehet nëna Naile.
Qytetarët të cilët mund të jenë me probleme emocionale, mund të bien pre e këtij mashtrimi. Në të vërtetë ankthi, depresioni shërohen vetëm duke iu drejtuar mjekut psikiatër ose psikologut për ndihmë, vetëm në këtë mënyrë zgjidhen problemet shëndetësore jo duke besuar mashtruesit që zhvatin lekët dhe shkatërrojnë më keq shëndetin e njerëzve që përballen me vështirësi. /Piranjat News





Lexo edhe
AKTUALITET
Krimi në Roskovec/ “Kanë vdekur të dy dajë, e ka vrarë”, vëllai i Dashurie Rrapaj rrëfen si mori vesh vrasjen e motrës

Kërkoheshin për vjedhje e grup kriminal, arrestohen tre persona në doganën e Morinës

Raporti në SHBA zbulon lidhjen e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus!

80-vjeçari vrau gruan dhe më pas veten, fqinja: Nuk e di nga i erdhi, shkonin shumë mirë

Padia për shpifje/ Shtyhet sërish gjyqi i Erion Veliajt kundër Aulon Kalasë





