Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
AKTUALITET

Sherr i madh për pronat në Vorë, dy vëllezërit bëjnë për spital motrën

P
Piranjat 8 August 2026, 23:46 · 2 min lexim
Sherr i madh për pronat në Vorë, dy vëllezërit

Një konflikt familjar për pronat ka përfunduar me përplasje fizike në Vorë, ku një grua është dërguar në spital pas një sherri me dy vëllezërit e saj.

Në pamje, dy burrat i kërkojnë motrës së tyre të largohet nga një banesë, duke pretenduar se prona u përket atyre. Më pas debati degradon në përplasje fizike mes palëve, duke bërë që gruaja përfundojë në tokë, teksa dëgjohet duke kërkuar ndihmën e vëllait që po filmonte situatën.

Gjatë konfliktit dëgjohen edhe ulërimat e gruas, ndërsa në një moment ajo thotë se njëri prej vëllezërve i ka marrë telefonin personal.

Sipas vëllait që ka denoncuar ngjarjen, motra e tij, e cila jeton në Gjermani dhe kishte ardhur në Shqipëri, ka marrë dëmtime gjatë përplasjes dhe është dërguar në spital. Ai pretendon se konflikti ka lidhje me një çështje pronësie dhe se prej rreth tre vitesh familja është përfshirë në përplasje dhe procese civile për pronat.

Denoncuesi pretendon gjithashtu se motra ka pasur më herët konflikte dhe kërcënime me vëllezërit, si dhe se ndaj tyre ka një urdhër mbrojtjeje.

Në denoncimin e tij, ai identifikon dy personat që shfaqen në video si vëllezërit e tij, Alfonc Gjoka dhe Indrit Maloku, ndërsa thotë se vetë ka ndërhyrë për të mbrojtur motrat e tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.