Sherr masiv në zonën e plazhit në Durrës, plagosen me thikë tre të rinj

Një sherr që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta është regjistruar në zonën e pedonales, pranë plazhit në Durrës, ku tre të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë.
Sipas informacioneve paraprake, të rinjtë janë përfshirë në një sherr me dy persona të tjerë, konflikt që ka përshkallëzuar deri në përdorimin e mjetit prerës.
Si pasojë, dy prej të plagosurve, të moshës 18 dhe 20 vjeç, janë dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit me dëmtime të shumta, ndërsa i treti ka pësuar lëndime të lehta dhe nuk ka pasur nevojë për trajtim spitalor.
Policia bëri me dije se të dëmtuarit janë shtetasit F.B., 19 vjeç, L.C., 20 vjeç dhe U.C., 18 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka ndodhur për motive të çastit mes tre të rinjve dhe shtetasve L.Ç., 19 vjeç, si edhe një 15-vjeçari.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
Policia hodhi spraj, i riu shfaq probleme shëndetësore, transportohet me ambulancë drejt spitalit

Protestuesit ‘rrethojnë’ Kuvendin, tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti Arben Kola

FOTOLAJM/ Domate, speca dhe vezë! Protestuesit bëjnë gati “arsenalin” kundër deputetëve

Doganierët grekë pezullojnë punën në 4 pika kalimi kufitare me Shqipërinë

“Pula në burg! Është fabrikë e ‘armëve’”/ 58 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, protestuesit ironi me pankarta





