Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s...
AKTUALITET

Sherri mes biznesmenëve në Tiranë, policia procedon penalisht Nadir Çaushollin, kanosi bashkëpronarin e “Sky Tower”

P
Piranjat 6 July 2026, 18:01 · 3 min lexim
Sherri mes biznesmenëve në Tiranë, policia procedon penalisht

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë proceduar penalisht biznesmenin Nadir Çausholli, 48 vjeç, për veprat penale “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”.

Policia thotë se ky shtetas, ditën e sotme, në rrugën “Ibrahim Rugova”, gjatë një konflikti të ndodhur për montimin e një pajisjeje karikimi për automjete elektrike në trotuar, dyshohet se ka kanosur me fjalë bashkëpronarin e “Sky Tower”, Mirton Lika, 53 vjeç, si dhe ka goditur me shkelm një karrige në drejtim të tij.

Gjithashtu, policia thotë se nga ana tjetër, Çausholli ka kallëzuar se është kanosur me fjalë nga Mirton Lika.

Çfarë ndodhi?

Biznesmeni Mirton Lika ka depozituar kallëzim penal ndaj biznesmenit Nadir Çausholli, pas një konflikti të ndodhur më 6 korrik 2026 në rrugën “Ibrahim Rugova” pranë godinës “Sky Tower” në Tiranë. Sipas kallëzimit të depozituar në Komisariatin nr. 2, Lika ka deklaruar se teksa po shkonte drejt zyrës së tij, ka konstatuar disa persona duke montuar një pajisje karikimi për automjete elektrike pranë objektit. Ai pretendon se u ka kërkuar punonjësve informacion lidhur me dokumentacionin dhe lejen për vendosjen e pajisjes, pasi, sipas tij, çështja lidhej me një procedim të hapur pranë Prokurorisë së Tiranës.

Në kallëzim thuhet se një pajisje e ngjashme, e vendosur më herët në të njëjtën zonë, ishte sekuestruar nga autoritetet kompetente si e paligjshme. Sipas Likës, punonjësit nuk kanë paraqitur dokumentacionin përkatës dhe më pas në vendngjarje është njoftuar policia.

Në zonë ka mbërritur fillimisht një patrullë e Policisë së Shtetit, e cila ka kryer verifikimet paraprake dhe më pas ka njoftuar Policinë Bashkiake, pasi çështja lidhej me ndërprerjen e punimeve dhe dokumentacionin administrativ. Biznesmeni pretendon se gjatë kohës që priste mbërritjen e Policisë Bashkiake, Nadir Çausholli iu afrua në mënyrë kërcënuese dhe më pas situata degradoi në konflikt verbal. Sipas kallëzimit, Çausholli goditi me shqelm një karrige në drejtim të Likës, i cili pretendon se arriti t’i shmangej goditjes. Në denoncim thuhet gjithashtu se pati fyerje dhe sharje ndaj tij.

Lika ka kërkuar nga organet ligjzbatuese marrjen e masave dhe hetimin e plotë të ngjarjes, duke deklaruar se ndihet i kërcënuar personalisht, si edhe për familjen dhe aktivitetin e bizneseve “Sky Hotel” dhe “Sky Toëer”.

Mirton Lika është bashkëpronar i “Sky Tower” në Tiranë dhe Konsull i Sri Lankës në Shqipëri.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Piranjat News (@newspiranjat)

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.