Sherri në burgun e sigurisë së lartë në Fier, një nga të plagosurit anëtari i grupit të Bajrajve

Zbardhen detaje nga konflikti mes disa të burgosurve i regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Fier, gjatë orarit të ajrimit, duke përfunduar me plagosjen e dy të dënuarve.
Mësohet se në përplasjen e regjistruar janë përfshirë Denis Brajovic (Bajri) dhe Jurgen Zotaj, të cilët kanë mbetur të plagosur.
Burime nga Spitali Rajonal i Fierit dhe Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale bëjnë me dije se dy të dënuarit dyshohet se janë goditur me mjete prerëse të improvizuara.
Pas nisjes së konfliktit, forcat e sigurisë së burgut kanë ndërhyrë menjëherë, duke neutralizuar situatën dhe rikthyer të dënuarit në qelitë e tyre.
Dy të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku kanë marrë ndihmën mjekësore. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tyre është e qëndrueshme dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, vijojnë verifikimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e konfliktit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e personave të përfshirë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Sherr në burgun e Fierit, dy të burgosur përfundojnë në spital

Theu arrestin në shtëpi për të trafikuar 28 sudanezë/ Finalizohet operacioni “Route” në Korçë, arrestohen 2 persona! Sekuestrohen 6500 eu...

Pronat për banim të konfiskuara, 75% ndodhen në Tiranë

Njihej si “kimisti” – U kap në Kolumbi, GJKKO lë në burg kolumbianin Samir Rosales Rodriguez! Do të vuajë 14 vite për laboratorin e Fraku...

Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për një NATO më të fortë!...





