Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë
AKTUALITET

Shfaqet vatër zjarri në Bubq, flakët përhapen në zonë

P
Piranjat13 August 2026, 11:02 · 1 min lexim
Shfaqet vatër zjarri në Bubq, flakët përhapen në

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Bubq të Krujës, për të cilën ka shkuar në ndihmë zjarrfikësja e Vorës. Ata po punojnë për shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e situatës, ndërsa ende nuk dihet përmasa e zjarrit dhe nëse rrezikohen banesa.

Edhe vatra e zjarrit në lagjen Abazaj mbetet aktive, ndërsa për shuarjen e saj janë angazhuar Forcat e Armatosura dhe mjetet ajrore. Ndërsa në Krastë dhe Halil po operojnë forcat e ADZM-së, strukturat bashkiake dhe 58 efektivë ushtarakë me 6 automjete, ku bëhet me dije se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Operacionet po vijojnë edhe në Dajt, Priskë të Madhe, Patos–Mallakastër, Krujë, Përmet, Gurë-Lurë, Devoll, Mirditë dhe Vau të Dejës, me ndërhyrje të koordinuara nga toka dhe ajri.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.