Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Shfrytëzimi i paligjshëm i inerteve në Valbonë, IKMT gjobit subjektin me 2 milionë lekë

P
Piranjat30 June 2026, 09:10 · 1 min lexim
Shfrytëzimi i paligjshëm i inerteve në Valbonë, IKMT gjobit

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka ndëshkuar me gjobë prej 2 milionë lekësh subjektin "Sh.Mulosmani", pasi u konstatua duke shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme materiale inerte në shtratin e lumit Valbonë.

Sipas deklaratës së IKMT-së, instritucioni ka urdhëruar edhe pezullimin e menjëhershëm të aktivitetit të këtij subjekti, deri në plotësimin e dokumentacionit të kërkuar ligjor.

Subjekti u ngarkua me detyrimin për të korrigjuar shkeljet e konstatuara dhe eleminimin e pasojave të tyre.

"Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit verifikoi në terren denoncimet mbi kryerjen e aktivitetit të paligjshëm në shtratin e lumit të Valbonës.

Gjatë inspektimit të kryer u konstatua se subjekti Sh.Mulosmani po kryente shfrytëzim të materialeve inerte nga shtrati i lumit në kundërshtim me përcaktimet ligjore.

Për shkak të shkeljeve të konstatuara, IKMT mori masë administrative me gjobë në vlerën 2,000,000 lekë dhe pezullim të aktivitetit deri në pajisjen me lejen përkatëse sipas legjislacionit në fuqi. Subjekti u ngarkua me detyrimin për të korrigjuar shkeljet e konstatuara dhe eleminimin e pasojave të tyre.", njofton IKTM.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.