Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s...
AKTUALITET

Shfrytëzonin një grua për prostitucion, Prokuroria e Beratit dërgon për gjykim tre persona

P
Piranjat 6 July 2026, 14:06 · 5 min lexim
Shfrytëzonin një grua për prostitucion, Prokuroria e Beratit

Prokuroria e Beratit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona, ku dy prej tyre akuzohen për shfrytëzim prostitucioni, ndërsa një i tretë për moskallëzim të krimit.

Sipas dosjes hetimore, në qendër të çështjes është një grua me inicialet Y.Sh., e cila dyshohet se është shfrytëzuar për prostitucion nga bashkëjetuesi i saj, R.L. Hetimet tregojnë se ai e ka nxitur të kryente marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, duke përfituar më pas të ardhurat e siguruara prej saj.

Në të njëjtën skemë dyshohet se ishte përfshirë edhe E.V., pronar i një lokali nate në Berat. Fillimisht ai e kishte punësuar gruan si balerinë, por më pas, sipas Prokurorisë, i siguronte klientë për shërbime seksuale që zhvilloheshin edhe në ambientet e lokalit. Ndërkohë, shtetasi K.D. është marrë i pandehur për moskallëzim krimi, pasi dyshohet se kishte dijeni për aktivitetin e paligjshëm, por nuk e denoncoi atë.

Gjatë hetimeve, gruaja ka deklaruar se ushtronte prostitucion dhe se bashkëjetuesi i saj merrte paratë e fituara nga kjo veprimtari. Nga ana e tij, R.L. ka pranuar se e kishte shtyrë bashkëjetuesen të përfshihej në këtë aktivitet për shkak të vështirësive ekonomike dhe se në disa raste e kishte ndihmuar edhe për të gjetur klientë.

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit R.L., E.V. për veprën penale ‘Shfrytëzim i prostitucionit’ parashikuar nga neni 114/2 të Kodit Penal, si dhe shtetasin K.D., i akuzuar për ‘Moskallëzim të krimit’ parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.256 të vitit 2025, u provua se të pandehurit R.L., E.V. dhe K.D., kanë kryer veprat penale për të cilën u akuzuan.

Nga të gjitha rrethanat e faktit dhe provat e mbledhura, u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm se të pandehurit R.L., dhe E.V., me anë të veprimeve konkrete kanë bërë të mundur të shfrytëzojnë shtetasen Y.Sh për prostitucion. Nga deklarimi i kësaj shtetase rezultoi se ajo ka ushtruar prostitucion dhe bashkëjetuesi i saj, R.L., ka pasur dijeni pasi ai i merrte lekët e përfituara nga veprimtaria kriminale kur kjo shkonte në shtëpinë që bashkëjetonin. Ajo ka sqaruar se klientët ia siguronte shtetasi E.V., i cili ishte pronar i lokalit të natës “Star”, ku ishte e punësuar si balerinë.

I pandehurit R.L., pranoi se e ka shtyrë bashkëjetuesen e tij të ofronte shërbime seksuale për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Me raste e ka ndihmuar për t’i gjetur ndonjë klient për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Nga të gjitha rrethanat e faktit dhe provat e mbledhura të analizuara si më sipër provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm që të pandehurit R.L. dhe E.V., kanë realizuar veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Ata kanë vepruar në bashkëpunim për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimi i prostitucionit” në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, të parashikuar nga neni 114/2 i Kodit Penal.

I pandehuri R.L., në cilësinë e organizatorit dhe ekzekutorit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme që vepra penale të realizohet plotësisht, duke i siguruar klientët bashkëjetueses së tij për të kryer veprën penale, duke marrë përfitime materiale nga kjo veprimtari, duke përcaktuar vendin ku do ushtronte prostitucionin viktima e veprës penale si dhe duke përcaktuar çmimin që do paguanin klientët për përfitimet seksuale që do të përfitonin nga viktima. Ndërsa i pandehuri E.V. në rolin e ndihmësit, ka ndërmarrë hapat për ta realizuar plotësisht veprën penale. Ai ka marrë në punë shtetasen Y.Sh., pasi ka rënë dakord me bashkëjetuesin e saj, duke e kamufluar në rolin e valltares, për ta shfrytëzuar për klientët që vinin në ambientet e klubit të tij, me qëllim përfitimi."

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.