Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve
AKTUALITET

Shifër tronditëse në internetin shqiptar, identifikohen 42,624 materiale me abuzime seksuale ndaj fëmijëve

P
Piranjat10 July 2026, 21:07 · 3 min lexim
Shifër tronditëse në internetin shqiptar, identifikohen 42,624

Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt ka identifikuar dhe raportuar për heqje 42,624 materiale (foto dhe video) me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve (CSAM) vetëm gjatë muajit Qershor 2026.

Evidentimi është bërë në bazë të një raportimi të ardhur disa ditë më parë mbi një profil në platformën Telegram, i cili shpërndante me mesazhe një adresë të vetme.

Pas verifikimeve të kryera nga analistët e iSIGURT.al të adresës, në sistemin e avancuar që përdor Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt në rastet kur kemi të bëjmë me shpërndarjen e materialeve me përmbajtje të dhunës dhe abuzimit seksual të fëmijëve në internet, u bë e mundur evidentimi i materialeve. Faqja me domain .AL paraqitej si një forum diskutimi, por në të vërtetë qëllimi i saj ishte shpërndarja e materialeve , si foto ashtu edhe video të fëmijëve, të gjitha me përmbajtje të dhunës dhe abuzimit seksual.

“Fakti që vetëm gjatë një muaji iSIGURT arrin të identifikojë nga një adresë e vetme mbi 42 mijë materiale me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve në një faqe me domain .AL është jashtëzakonisht alarmues. Ky rast tregon se Shqipëria nuk është e paprekshme nga këto forma të kriminalitetit dhe se nevojiten masa shumë më të forta për monitorimin e internetit, hetimin e autorëve dhe mbrojtjen e fëmijëve,” u shpreh Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA Shqipëri.

Ky është një nga rastet më të rënda të konstatuara deri më sot nga iSIGURT.al dhe ngre shqetësime serioze mbi përdorimin e infrastrukturës shqiptare të internetit për shpërndarjen e materialeve që dokumentojnë abuzimin seksual të fëmijëve. Gjatë vitit të kaluar iSIGURT mbylli me sukses tre profile chat-i në Telegram dhe Discord, me mbi 30 mijë anëtarë, të cilët shpërndanin në chat foto intime të vajzave e grave nga Shqipëria, duke i përdorur ato për shantazh, kërcënim dhe nxitje të dhunës me bazë gjinore.

Çdo foto apo video me përmbajtje të abuzimit seksual të një fëmije nuk është thjesht një skedar digjital. Ajo përfaqëson provë të një krimi të rëndë dhe një fëmijë viktimë, i cili riviktimizohet sa herë që materiali shikohet ose shpërndahet. Menjëherë pas identifikimit të materialeve, iSIGURT.al i raportoi ato pranë autoriteteve përgjegjëse për bllokimin e tyre dhe nisjen e procedurave hetimore.

Ky rast evidenton nevojën urgjente për forcimin e monitorimit të faqeve me domain .AL. Në këtë kuader, iSIGURT po nxit një bashkëpunim më të shpejtë ndërmjet autoriteteve, ofruesve të internetit dhe kompanive të hostimit në Shqipëri, në bashkëpunim me AKEP.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.