Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Vlorës për shitje të lëndëve narkotike, teksa po lëviznin me makinë në fshatin Gumenicë. Sipas njoftimit të bluve, 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi dyshohet se në mars të këtij viti ka kanosur me armë zjarri kallashnikov, një person.
Gjatë kontrollit në automjetin që e drejtonte 30-vjeçari shërbimet e Policisë gjetën rreth 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen.
Njoftimi i Policisë:
Ishte në kërkim për kanosje me armë zjarri, ndërkohë bashkëpunonte me një 30-vjeçar, për shitjen e lëndëve narkotike, vihen në pranga të dy. Ata u kapën në flagrancë duke transportuar me automjet, një sasi Cannabisi. Sekuestrohen lënda narkotike dhe automjeti. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore intensive për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të posedimit të lëndëve narkotike, me qëllim shitjen.
Për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit: -H. M., 30 vjeç, banues në fshatin Gjormë dhe R. L., 27 vjeç, banues në fshatin Ramicë. Këta shtetas janë ndaluar nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që qarkullonin me automjet, në fshatin Gumenicë. Gjatë kontrollit në automjetin që e drejtonte shtetasi H. M., shërbimet e Policisë gjetën rreth 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen.
Nga verifikmet rezultoi se shtetasi R. L. ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi dyshohet se më datë 16.03.2026, ka kanosur me armë zjarri kallashnikov, shtetasin A. B.. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Artikuj te sugjeruar
Elton Qyno
AKTUALITET
6 May16:24
‘AlbaScan’, kompania në sekuestro nga SPAK për AKSHI-n, fiton tenderin 1 mld lekë për skanerat në 2 porte
Teksa kompania “AlbaScan”, prej 22 Prillit 2026 është vënë në sekuestro nga SPAK dhe njëri prej pronarëve t&eum...
AKTUALITET
6 May16:13
Zbulohet mashtrimi/ Artan Xhori paraqiti letra fallco në tenderin 9 mln euro të TVSH-së
Drejtoria e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar shpalli fituese bashkimin e kompanive Idea-Tel dhe Real com në tenderin e majmë 9.5 mili...
AKTUALITET
6 May15:41
Sot, 621-vjetori i lindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu
621 vjet më parë lindi heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Skënderbeu, lindi më 6 maj të vitit 1405 n&eu...
AKTUALITET
6 May15:28
25-vjetori i bashkëpunimi mes FA dhe Gardës së New Jersey, Begaj: Miqësi që i ka rezistuar kohës
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në kremtimin e 25-vjetorit të bashkëpunimit midis Forcave të Armatosura dhe Ga...
AKTUALITET
6 May15:07
“Shpërndarje fondesh për interesa partiake”/ Ina Zhupa: Porta e Alpeve si paketë elektorale, 50 milion euro për projekte për zgjedhjet lokale 2027
Kryetarja e Komisionit të Turizmit, Kulturës dhe Diasporës, Ina Zhupa, denoncoi nismën “Porta e Alpeve” si një paketë...
AKTUALITET
6 May15:00
Goditen Exchange-t pa licencë, sekuestrohen mijëra euro në tre pika këmbimi valutor
Tre pika këmbimi valutor janë goditur nga policia e Tiranës pasi ishin pa licencë. Nën hetim u vunë pronarët si dhe u sekuest...
AKTUALITET
6 May14:33
Zbulohen 3 subjekte/ Kryenin këmbim valutor pa licencë, procedohen 3 pronarët në Tiranë
Të paktën 3 subjekte në Tiranë janë zbuluar se kryenin këmbim valutor pa licencë. Sipas policisë njoftohet se ka nisur...
AKTUALITET
6 May14:21
Shantazhuan një grua me video intime, arrestohet 17-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij
Një 17 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi shantazhonte një grua 38-vjeçare ...
AKTUALITET
6 May14:13
Automjeti përplaset me disa makina të parkuara dhe më pas përmbyset në rrugë, plagosen babë e bir
Një aksident është shënuar këtë të mërkurë në Durrës, ku për pasojë kanë mbetur të ...
AKTUALITET
6 May14:11
Kriminaliteti në 2025/ Mbizotërojnë krimet kundër rendit e sigurisë dhe vjedhja e pasurisë
Krimet që lidhen me rendin dhe sigurinë publike përbëjnë pjesën më të madhe të çështjeve penale n&eum...