Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave  Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë
AKTUALITET

“Shitet akoma kokainë te Petro Nini’”, eksperti: Prindërit i kanë dhënë fëmijët me koncesion!

P
Piranjat14 April 2026, 09:47 · 2 min lexim
“Shitet akoma kokainë te Petro Nini’”, eksperti:

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti ngriti alarmin për një problem serioz që, sipas tij, vijon të mbetet i pranishëm pranë shkollave në vend.

I ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, Mehmeti deklaroi se fenomeni i shpërndarjes së drogës pranë institucioneve arsimore nuk është zhdukur, duke përmendur konkretisht zonën e shkollës “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet.

Sipas tij, që prej një rasti të evidentuar rreth vitit 2016, kur policia kapi doza kokaine gati për shitje pranë kësaj shkolle, situata nuk ka ndryshuar në thelb.

“Shiten akoma. Ky është problemi,” u shpreh ai, duke theksuar se bëhet fjalë për një krizë më të thellë sociale.

Mehmeti kritikoi ashpër rolin e prindërve në edukimin e fëmijëve, duke i cilësuar ata si të painteresuar dhe shpesh “inekzistent” në jetën e tyre.

“Prindërit e kanë dhënë me koncesion rritjen e fëmijës, ose te dadoja, ose te ‘after school’,” tha ai, duke shtuar se kjo sjell pasoja të rënda dhe shpesh të pariparueshme.

“Policia kapi te shkolla ‘Petro Nini’ diku në 2016-ën, që ishin gati për t’u shitur doza kokaine dhe shiten akoma. Ky është problemi. Ne jemi në një problem të madh dhe kemi një komunitet prindërit krejtësisht të painteresuar për fëmijët e tyre, inekzistent. Ai fëmijë s’është qytetar. Kultura e rrugës ka zëvendësuar kulturën e familjes dhe të shkollës. Prindi e ka dhënë me koncesion rritjen e fëmijës, ose te dadoja, ose të aftër school. Dëmet janë të pariparueshme, qoftë në pikëpamje emocionale të targetimit që i bëjnë, që ja drogaxhiu”, u shpreh ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.