Sekuestroi 4 milionë euro pasuri/ Ish-kreu i SPAK, Altin Dumani kallëzohet penalisht në Itali
Artikulli i plotë larena.it Duhet të kthehemi në fillim të korrikut të vitit të kaluar, kur një hetim i përbashk&e...
Artikulli i plotë larena.it Duhet të kthehemi në fillim të korrikut të vitit të kaluar, kur një hetim i përbashk&e...
Prej 65 ditësh qytetarë protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës, ndërsa shp...
Një protestues, nga Sheshi Skënderbej, paralajmëroi se këto protesta, të cilat kanë shpërthyer edhe në qytete të tj...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Ksamil, në vendin e quajtur “Pema e Thatë&rdq...
Banorët e një lagjeje shumë afër qendrës së Fierit kanë denoncojnë gjendjen e amortizuar në lagjen ku jetojnë....
Mezi 18 vjeç, por tashmë profesor universiteti. Në SHBA, Nathan Thomas ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness, duke u bërë ...
Miratimi i marrëveshjes së huasë 302 milionë dollarë për modernizimin e Forcave të Armatosua me Shtetet e Bashkuara...
Tre muaj pasi makineritë e rënda ndërhynë në zonën e mbrojtur Pishë Poro- Nartë për t’i hapur rrugën nj&...
Banorët e fshatit Rrodokal, në njësinë administrative Mokër të Bashkisë së Pogradecit, kanë marrë kazmat dhe l...
Demokratët Europianë kanë reaguar për protestën qytetare që zhvillohet prej më shumë se dy muajsh në Tiranë, d...

Pas një ngadalësimi 2-vjeçar, tregu i pasurive të paluajtshme ka shënuar rikthim të aktivitetit gjatë vitit 2025. Numri i kontratave të shitblerjes së pronave është rritur, ndërsa Tirana vijon të mbajë peshën kryesore të transaksioneve në rang vendi.
Në total, në vitin 2025, sipas të dhënave të NAREA për “Monitor”, numri i kontratave të shitblerjes së pasurive të paluajtshme të regjistruara në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) arriti në 36,027.
Krahasuar me vitin 2024, numri i tyre u rrit me 15%. Rritje është shënuar edhe për tregun e Tiranës. Në vitin 2025, numri i transaksioneve të shitblerjes së pronave u rrit me 9% në raport me 2024.
Në vitin 2025 shitjet e pronave në Tiranë përbënë rreth 37% të kontratave të shitblerjes në të gjithë vendin.
Të dhënat për 6 vitet e fundit tregojnë se tregu i shitblerjes së pasurive të paluajtshme ka hyrë në disa faza. Në vitin 2020 në total në të gjithë vendin u regjistruan 22,986 transaksione, ndërsa në vitin 2021 numri u rrit në 33,156. Për vitin 2021 krahasuar me vitin paraardhës numri i transaksioneve u rrit me 44%.
Rritja vijoi edhe në vitin 2022, kur tregu arriti nivelin më të lartë me 37,900 transaksione.
Pas këtij niveli, aktiviteti i shitblerjes për pasuritë e paluajtshme shënoi rënie. Për 2023 numri i kontratave të regjistruara në ASHK ra me 6% krahasuar me vitin e mëparshëm. Ngadalësimi vijoi edhe përgjatë vitit 2024 me rënie të totalit të kontratave me 13% krahasuar me vitin 2023.
Situata paraqitet e ngjashme edhe për tregun e Tiranës. Në 2023 kur nisi rënia e totalit të numrit të transaksioneve të shitblerjes së pronave, në kryeqytet numri i tyre ra me 12% krahasuar me 2022.
Rënia vijoi edhe gjatë 2024 në Tiranë, ku numri i kontratave të regjistruara në ASHK ra me 20% krahasuar me 2023.
Për ekspertët, tregu i shitjes së pasurive të paluajtshme është më i lartë sesa numri i kontratave të shitblerjes së pronave të ASHK, pasi pjesa dërrmuese e pronave në Tiranë shiten me kontrata porosie në fazat e fillimit të ndërtimit.
Në këto raste, blerësi lidh një kontratë porosie me ndërtuesin dhe kryen pagesa me disa këste përpara se objekti të përfundojë dhe përpara se të pajiset me certifikatën e pronësisë.
Në disa raste, sipas noterëve, blerësit kanë paguar edhe 100% të vlerës së apartamentit përpara përfundimit të ndërtimit dhe pajisjes së tij me certifikatë pronësie.
Pavarësisht detyrimit ligjor, jo të gjithë porositësit i regjistrojnë kontratat e porosisë në Kadastër, çka krijon pasiguri për shitjet e dyfishta të pronave.
Noterët shpjegojnë se i pari që ka detyrimin ligjor që të regjistrojë lejen e ndërtimit në kadastër është sipërmarrësi.
Më pas porositësi i apartamentit apo blerësi është i detyruar ta regjistrojë nëpërmjet noterit në kadastër pronën e porositur. Në rast vonese në regjistrim penaliteti arrin 500 lekë në ditë në rast vonesë në regjistrim.
“Çdo kontratë porosie duhet të regjistrohet në Kadastër, në mënyrë që të shmanget mundësia e lidhjes së më shumë se një kontrate porosie për të njëjtën pronë, siç ka ndodhur në të kaluarën kur një regjistrim i tillë nuk ishte i detyrueshëm”, pohon noteri Fatmir Laçej. / Monitor
Sektori bankar vijoi rritjen me ritme të larta edhe në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave paraprake dhe t&...
Në kuadër të hetimeve për vrasjen e Edmond alias Ali Sulës, me vendim të Gjykatës së Tiranës janë ushtruar d...
Unioni i gjyqtarëve ka reaguar sërish për çështjen e pagave dhe deklaron se për shkak se Kuvendi nuk ka vepruar për vendi...
Trafiku është rënduar ndjeshëm mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Patos–Fier, ku qindra automjete ka...
Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan mbrëmjen e kaluar nga një jaht që lundronte në Palasë, ku kat&e...
Janë publikuar pamjet nga momenti kur personat që ndodheshin në jahtin ku u qëllua me armë zjarri në zonën e palasës z...
Prej 6 ditësh, një zjarr i përmasave të mëdha vijon të djegë një pjesë të zonës pyjore të fshatit ...
Një operacion shpëtimi është zhvilluar në Bulqizë, ku 7 qytetarë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në...
Një dokument i hartuar nga Sigurimi i Shtetit më 11 qershor 1974 hedh dritë mbi mënyrën se si regjimi komunist monitoronte çdo...
Vendet e Ballkanit Perëndimor vitet e fundit po vuajnë mungesat në tregun e punës, për shkak të niveleve të larta të e...